DASH: Zgjedhjet, një sukses për Kosovën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar procesin e suksesshëm zgjedhor në Kosovë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat e huaja sipas të cilave, Departamenti Amerikan i Shtetit përgëzon qytetarët e Kosovës, të të gjithë komuniteteve etnike në vend, për pjesëmarrjen e tyre në këto zgjedhje vendore. Nëpërmjet zëdhënësit Ian Kelli, Shtetet e Bashkuara vlerësuan se zgjedhjet e 15 nëntorit shënuan një hap tejet të rëndësishëm përpara dhe vunë gurthemelin në ndërtimin e një shteti shumë etnik dhe demokratik për të gjithë qytetarët. Kosova mbajti më 15 nëntor, zgjedhjet e para që pas shpalljes së pavarësisë në shkurt të vitit 2008.