Policia greke arreston Alket Rizain, u arratis nga burgu me helikopter
Policia greke ka arritur të riarrestojë Alket Rizain, një nga personat më të kërkuar nga policia greke, që nga muaji shkurt, kohë në të cilën, Rizai së bashku me të Vasilis Paleokostas, një tjetër i burgosur, u arratisën nga burgu i Koridalos në afërsi të Pireut me një helikopter. Mediat greke raportojnë se arrestimi i Rizait u bë rreth orës 7 të mëngjesit të sotëm në qytetin Ana Suli në Maratonë, në veri të Athinës. Në pranga janë vënë dhe një grua e një çift tjetër të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë të Rizait. Vendndodhja e të dyshuarit ishte spikatur disa ditë më parë. Paleokostas dhe Rizai u shpallën dy personat më të kërkuar nga policia greke që nga 23 shkurti, kohë në të cilën arritën të arratiseshin nga burgu, pas një përpjekjeje të dështuar në 4 qershor të vitit 2006. Vasilis Paleokostas u arrestua më 2 gusht në Selanik, në një kohë që rizaj u arrestua tre muaj pas arratisjes në fshatin Prodromos në prefekturën e Viotia. Policia e Athinës është duke hetuar nëse arratisja e dytë u organizua nga Rizai, me para të financuara nga Paleokostas.