E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stonestreet sot në Tiranë takon Topin, Berishën e Ramën

TIRANE- Shefi i misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Jonathan Stonstreet rikthehet në Shqipëri me një grup të posaçëm ekspertesh. Pjesë të ekipti janë dhe Nicholas Schmid, këshilltar i lartë dhe Richard Lappin këshilltar i larte i ODIHR.

Në axhendën e shefit të misionit të vëzhguesve, Stonstreet është parashikuar që në orën 11:00 të zhvillohet një takim me presidentin Bamir Topi. Gjithashtu janë parashikuar takime me kryeministrin Sali Berisha, kreun e PS-së Edi Rama, edhe me përfaqësues të ministrisë së Jashtme.

Në axhendë parashikohen takime dhe me drejtuesit e partive parlamentare, përfaqësues të KQZ, drejtues të OJQ-ve si dhe me ambasadorët e akredituar në vendin tonë. Qëllimi i vizitës është të bëhet i ditur raporti final i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 8 majit, publikuar 4 javë më parë si dhe të përcjellë mesazhin për të nisur sa më parë zbatimin e rekomandimeve të tij.
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›