Tafaj per ABC News Arsimi shqiptar ka bere hapa te rendesishem para
Arsimi shqiptar ka bërë hapa të rëndësishëm përpara duke iu afruar vendeve të zhvilluara evropiane.
I ftuar në studion e “ABC News”, në ditën e çeljes së arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm për vitin shkollor 2011-2012, Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, uroi të gjithë nxënësit dhe mësuesit për një vit të mbarë dhe të suksesshëm.
“Sfida jonë, - tha Tafaj, - është rritja e cilësisë dhe krijimi i një teknologjie moderne në arsimin shqiptar”.
Duke marrë shkas edhe nga vizita e kryeministrit Sali Berisha në një nga shkollat profesionale të kryeqytetit, ministri Tafaj tha se modernizimi i arsimit të mesëm Professional, është sfida jonë për të gjitha nivelet.
Ministri i Arsimit veçoi edhe një fakt mjaft domethënës.
“Familjet shqiptare, - tha ai, - kanë një shkallë të lartë interesi për shkollimin sa më të mirë të fëmijëve të tyre, por veç kësaj, në Shqipëri, ka një trupë të përkushtuar dhe mjaft të përgatitur të mësuesve dhe nxënësve me dëshirë për të mësuar”.
“Mësuesit dhe nxënësit janë shumë të përkushtuar, - shtoi më pas kreu i arsimit shqiptar, - sfida në arsim mbetet ende cilësia në mësimdhënie, ndërkohë që do të vazhdojë edhe ndërtimi i shkollave të reja. Do të vazhdojmë ndërtimin e projekteve për kualifikimin e mësuesve”, përfundoi ai.