Berisha: Jo presion mbi institucionet e zgjedhjeve
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kryeministri Berisha la të kuptohet se me disa deklarata që ka bërë, kryetari socialist Edi Rama përpiqet të maskojë përgjegjësinë që ka për humbjen në zgjedhje. Berisha tha gjithashtu se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka funksionuar por ishin komisionerët socialistë ata që, sipas tij, i lejuan vetes të përdorin dy standarde.
“KQZ ka bërë një punë shumë serioze. KQZ dhe kolegji zgjedhor do të bëjnë punën e tyre pa asnjë lloj presioni. Natyrisht nëqoftëse ekspertët tanë nuk bie dakord, kanë Kolegjin Zgjedhor për t’u ankimuar.”-tha kryeministri i Shqipërisë. Duke folur për procesin e ankimimeve, kreu i qeverisë shqiptare, i cili ka marrë edhe një mandat tjetër për të drejtuar Shqipërinë, ka vlerësuar se këto ankimime kanë qenë më të ulëta në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri.
“Nëse vlerësojmë tërësinë e ankesave, këto kanë qenë më minimalet në historinë e zgjedhjeve. Problem ishte numri i sallave të numërimit. U përcaktuan 64 salla, të cilat e bënë procesin e numërimit të zgjatur dhe të lodhshëm. E bënë procesin e numërimit të vështirë. Besoj se në zgjedhjet tjera sallat do të dyfishohen”-tha më tej Berisha.