E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ shqyrton sot ankimimin e PS-së për Tiranën

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shqyrton sot kërkesat ankimore të paraqitura nga subjektet politike lidhur me procesin zgjedhor në qarkun Tiranë.
Shqyrtimi ishte lënë për dje, por nisur nga fluksi i ankesave u vendos që ato të merren në diskutim gjatë mbledhjes së sotme.
PS kundërshtoi vendimet e KZAZ-së nr. 55, 56, 57, 58 59 dhe 60 të qarkut Tiranë për të cilat kërkoi rivlerësim.
Vetë lideri i socialistëve Edi Rama gjatë një konference për shtyp deklaroi se nuk do të pranojë rezultat të imponuar dhe garantoi se dot t'i shkojë deri në fund betejës për të lexuar drejt e në transparencë të plotë vullnetin e qytetarëve.
Ai theksoi se do të hetohet rezultati në Shkodër, Berat e Tiranë, njësoj si u bë në Fier ku socialistët morën mandatin e merituar, atë të 9-të.
Fill pas rrëzimit të kërkesës së PS për rinumërim në Berat, PS-ja deklaroi se do ta çojë çështjen në kolegj zgjedhor.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›