Kim Jong-Il në publik; sfidon sëmundjen e ndërkombëtarët
Kim Jong-Il, 67 vjeç, vizitoi sallat e uzinës së tjegullave në Taedonggang, bëri të ditur dje në mbrëmje, pa dhënë hollësi për datën e vizitës, agjencia qendrore e lajmeve KCNA në përmbledhjen e saj të fundit të aktiviteteve të numrit një të Koresë së Veriut.
Dje, një televizion kabllor informativ i Koresë së Jugut, YTN, u shpreh se një kancer i pankreasit është diagnostikuar tek Kim Jong-Il, i cili dyshohet të ketë qenë viktimë e një sulmi në gusht të vitit 2008, u shpreh se ai mund të mos jetojë më tepër se pesë vjet.
Zyrtarë koreanojugorë dhe të Departamentit amerikan të Shtetit njoftuan se nuk kanë asnjë informacion lidhur me këtë çështje.
Shëndeti i liderit koreanoverior është bërë objekt i vëmendjes ndërkombëtare, asnjë njoftim zyrtar nuk është bërë lidhur me pasuesin e tij në krye të regjimit.
Marrëdhëniet mes Phenianit dhe pjesës tjetër të botës janë acaruar muajt e fundit për shkak të vazhdimit nga ana e tij të programit atomik, i karakterizuar nga një provë bërthamore zhvilluar së fundi dhe që u pasua nga lëshimi i një serie raketash.