IPOL: EULEX-Qeveri, mosmarrëveshje për korrupsionin
Edhe pse i ngarkuar me ndërtimin e një sundimi të ligjit të fort dhe efektiv në Kosovë dhe për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, EULEX-i vazhdon të përballet me shumë sfida operacionale. Ky është konstatimi i Institutit Ballkanik të Politikave (IPOL) me rastin e publikimit të raportit të dytë përcjellës mbi vlerësimin e punës së EULEX-it.
“Komunikimi i të drejtave dhe përgjegjësive të veta kundrejt publikut, si dhe përpjekjet për harmonizim me Qeverinë e Kosovës mbeten fushat ku EULEX-i duhet të bëjë përmirësime. Disa ngjarje të profilit të lartë që nga raporti i fundit tremujor i IPOL-it kanë treguar se EULEX duhet të fitojë besimin e kosovarëve duke rritur transparencën dhe rezultatet e prekshme”, thuhet në raport.
Sipas IPOL, perceptimi publik është se EULEX-i dhe Qeveria e Kosovës janë në mosmarrëveshje kur është fjala për çështjen e nxehte të korrupsionit të nivelit të lartë. Ndërkohë që, në nivelin themelor, reformimi i sistemit gjyqësor mbetet një proces i ngadaltë dhe ende një sfidë urgjente për EULEX-in dhe institucionet e Kosovës.
Raporti i IPOL konsideron se mungesa e një gjykate funksionale në pjesën veriore të Mitrovicës simbolizon mungesën e ligjit dhe vullnetit politik të pamjaftueshëm për të siguruar drejtësinë në veri. Ndërsa “EULEX-i duket i përmbajtur në detyrën e saj të menaxhimit të pikave të kalimit kufitar 1 dhe 31 në drejtim të kontrollit doganor dhe ruajtjen e integritetit territorial”. /Telegrafi/start/