Gruevski: Qeveria ime nuk është euroskeptike
Ai tha se bëhet fjalë për ndërrimin e tezave.
"Pikërisht kjo Qeveri e cila ka sjellë një numër të madh ligjesh për harmonizimin e legjilacionit evropian, ka zhvillim të madh, e cila praktikisht me angazhim të madh dhe shumë punë kontribuoi për marrjen e raportit pozitiv vitin e kaluar dhe rekomandimin nga KE-ja deri tek Këshilli i Evropës për fillimin e negociatave, kjo Qeveri e cila i plotësoi të gjitha kushtet për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, pikërisht këtë Qeveri LSDM-ja dëshiron ta shfaq si euroskeptike.
Nuk është e mundur të keni Qeveri euroskeptike dhe t'i plotësojë me shpejtësi dhe temp të madh reformat, të miratojë ligjet. Kështu që bëhet fjalë për ndërrimin e tezave, punë klasike e njohur tek LSDM-ja dhe shpesh herë e përdorur", tha Gruevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas përurimit të rrugës lokale në komunën e Butelit.
Ai nënvizoi se Qeveria i bën të gjitha reformat e nevojshme të cilat duhet ta përmirësojnë kualitetin e jetesës së qytetarëve të Maqedonisë dhe të cilat gjithashtu janë të rëndësishme edhe për BE-në, për të cilën pret ato të valorizohen pozitivisht në Raportin e nëntorit të KE-së për zhvillimin e shtetit.(INA/start)