E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Jubileu i pavaresise viti i BE-se

Modeli ekonomik i Shqiperise eshte i suksesshem dhe pavaresisht krizes ne rajon ekonomia e vendit do te kaloje pozitivisht parashikimet e bera. Bashkepunimi me opoziten do te vazhdoje.

Kryeministri Berisha deklaroi ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave se ky vit qe sapo ka nisur eshte viti i 100-vjetorit te pavaresise dhe per kete arsye ai duhet te jete nje vit jubilar qe te mbahet mend nga te gjithe. Sipas tij ne kete vit shqiptaret kudo ne bote duhet ta ndiejne veten krenare per ate cka perfaqesojne dhe qeveria qe ai drejton duhet te beje gjithcka ka ne dore per te qene nje jubile i rendesishem dhe i merituar. Ne fjalen e tij kreu i qeverise tha Ky vit duhet te jete nje vit ne te cilin qytetaret shqiptare te ndihen me krenare se kurre me te vleresuar se kurre ne historine e tyre te ndihen krenare me ato qe kane realizuar ata vete paraardhesit e tyre te ndihen krenare me vizionin qe mbeshtesin dhe te ardhmen qe jane te vendosur te ndertojne ne integrimin e Shqiperise ne BE.

Kryeministri i perqendruar ne kete pike tha se duhet bere nje perpjekje shume e madhe per te nxjerre ne pah te vertetat e medha kombetare te me shume se 100 viteve te fundit per nje veshtrim te qyteteruar te te gjitha zhvillimeve te ketij vendi nga vitet 1870 deri ne vitin 1912. Shefi i mazhorances e cilesoi vitin 2012 nje stacion te ri nje themel per vizionin e 100-vjecarit te ardhshem te Shqiperise.

Uroj dhe shpresoj qe ky vit te frymezoje cdo shqiptar per nje fillim te ri ne qendrimet e tij ndaj te shkuares ndaj te sotmes ndaj vendit. E them kete sepse asnje komb nuk e ka historine tij pa dritehije. Edhe ne shqiptaret nuk e kemi te tille. Kjo eshte historia por merita eshte qe te vertetat te thuhen dhe qe ato te thuhen ne nje menyre te qyteteruar - tha ne fjalen e tij Berisha ne mbledhjen e pare te qeverise per kete vit. Por ai vijoi me tej duke i cilesuar si te demshme demonizimet dhe hyjnizimet qe ndodhin ne histori. Numri nje i qeverise tha se ngjarjet duhet te pasqyrohen ashtu si kane ndodhur realisht dhe kjo eshte arsyeja pse ai ka kerkuar rishkrimin e historise. Berisha vazhdoi gjate fjales se tij se liria e dhene nuk do te thote shperdorim i saj. Sipas tij pikerisht kjo liri duhet te beje qe te dale e verteta ne drite te mos fshihen krimet e komunizmit si vrasjet e urdheruara apo mungesa e lirise se besimit pasi keto ndalime jane mizore te ashpra dhe poshteruese per cdo vend kudo ne bote. Shefi i qeverise u tregoi ministrave per nje bisede qe ai kishte bere me Presidentin Gorbacov ku i tregoi per vrasjet me porosi te nenshkruara nga diktatori Hoxha. Sipas Berishes Gorbacovi u rreqeth dhe tha qe kete gje nuk e ka bere asnje diktator.

Kryeministri permendi edhe faktin se zhvillimet demokratike ne Shqiperi jane nga me pozitivet qe nje vend mund te perjetoje ne nje periudhe 20-vjecare. Kete e deshmojne arritjet e vendit dhe liria qe ka cdo shtetas i ketij vendi per te shprehur mendimin e tij. Sipas Berishes shembulli me i qarte eshte opozita aktuale e cila per 5 vjet rresht vetem ka hedhur balte mbi vendin dhe qeverine duke deklaruar nje krize te paqene.

Suksesi i modelit ekonomik shqiptar

Gjate fjales se tij Kryeministri Berisha deklaroi se modeli ekonomik shqiptar eshte nje model i suksesshem. Sipas tij ky eshte viti kur zona e Euros eshte ne krize cka tregon se kerkohet vendosmeri shume e madhe per te zgjeruar cdo dite e me shume frymemarrjen dhe lirine ekonomike te biznesit. Ne nuk kemi alternative tjeter per te mbajtur rritjen ekonomike per te vazhduar me ambicie programet e projektet tona pervecse performancen ekonomike. Nese lexohet me kujdes ligji i koncesioneve kerkon qe duhet te plotesohet me urgjencen me te madhe me ligjin e partneritetit publik. Nese veshtrojme potencialet e medha qe kemi ne kete vit mund te tejkalojme qartesisht pavaresisht nga kriza ne rajon objektivat tona ambicioze - vleresoi Berisha. Per kete arsye shefi i qeverise tha se duhet te dergojme mesazhe se ne kete vend investohet se ky eshte nje vend parajse per investimet e huaja dhe te reja. Sipas tij kjo do te mundesoje nje interes me te madh nga investitoret e huaj gje qe i sherben per mire Shqiperise. Kryeministri theksoi se asnje komb ne histori nuk ka dale nga varferia si vendi yne dhe per me teper te zhvillohet si ne.Performanca e ekonomise shqiptare ne vitin 2011 ishte e atille qe realizoi te ardhura me shume se kurre ne historine e vendit. Per cdo qytetar shqiptar te ardhurat tatimore dhe doganore ne fund te vitit 2011 ishin 295 miliarde leke pra 400 milione dollare me shume se ne vitin 2009. Ne nje prej treguesve kryesore absolut me themelor te cdo shteti qe eshte banesa vendi yne le sot pas 4 deri 5 vende te zhvilluara anetare te OECD-se dhe BE-se. Le te vazhdojme ne qe te bejme gjithcka qe kjo gare ne te gjitha fushat te ece me shpejtesine me te madhe te mundshme - tha Kryeministri.

Bashkepunimi me opoziten

Per sa i perket bashkepunimit me opoziten Kryeministri ritheksoi qendrimin per nje bashkepunim te hapur dhe te sinqerte ne interesin me te mire te vendit. Ne qendrojme te vendosur dhe te hapur per nje bashkepunim te hapur dhe te sinqerte ne interesin me te mire te vendit sikunder qendrojme te vendosur per zbatimin me rigorozitet te ligjeve dhe te kushtetutes se ketij vendi. Uroj dhe deshiroj qe ato ligje qe presin te votohen me tre te pestat sic eshte marreveshja uroj dhe deshiroj dhe jam i vendosur te bej cdo gje per reforme elektorale te suksesshme - theksoi Kryeministri.

Ne radhe te pare une dua te garantoj opoziten se jemi te vendosur ti qendrojme marreveshjes qe arritem pike per pike sikunder theksoj dhe dua te theksoj se askush dhe per asgje nuk do te mund te marre peng ecurine e ketij vendi. Politika e pengut zgjati por deshtoi. Nje vend i lire nuk mund te merret peng kurre. Nje vend i lire me besim tek liria me besim tek ligji dhe kushtetuta e tij demokratike nuk mund te merret peng nga askush - tha gjate fjales shefi i mazhorances.

Rama Kriza ekonomike ka prekur familjet shqiptare

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ironizoi deklaratat e Kryeministrit Berisha ne mbledhjen e qeverise per performancen e ekonomise shqiptare ne vitin qe sapo mbyllem duke nenvizuar se qeveria genjen per zhvillimet ekonomike dhe u propozon shqiptareve te jene te lumtur pikerisht atehere kur kriza ekonomike ka kapur me te shumten e familjeve shqiptare. Ne nje koment te publikuar ne faqen personale ne Twitter kryesocialisti Rama thote se qeveria u propozon shqiptareve te jene te lumtur sepse ska krize ekonomike as papunesi as padrejtesi po vec arritje te medha boterore. Ne propozojme nje rilindje shqiptare per te lene pas avazin e vjeter te genjeshtrave dhe rimekembur se bashku ekonomine shoqerine dhe shtetin - theksoi Rama ne Twitter. Reagimi i kryesocialistit ka qene i njejte edhe ne kete fillim viti permes faqes se tij zyrtare ne rrjetin social Twitter.

Vendimet e qeverise

Ne mbledhjen e pare te qeverise u moren vendime te ndryshme dhe te rendesishme. Keshtu u vendos qe te ndryshohet ligji per sekretin shteteror duke kaluar institucionet nga varesia e Keshillit te Ministrave ne varesi te Kryeministrise nje vendim ky qe ndryshon ligjin e meparshem. U mor vendimi per nje projektligj te ri i cili do te shqyrtohet ne Kuvend dhe qe lidhet me statistikat zyrtare. Per kete pike u vendos qe diskutimi te jete i menjehershem ne Parlament dhe per kete arsye te hyje ne fuqi menjehere. Njekohesisht me kete vendim te Keshillit te Ministrave u mor vendimi per ndryshimin e pergjegjesise se administrimit nga Ministria e Brendshme te Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve te objekteve Posta e Policise Kufitare Vivar Sarande dhe Posta e Policise Kufitare Ksamil.

Me vendimin e marre dje nga KM-ja per informonim mjedisor synohet ti sigurohet publikut shperndarja ne menyre sistematike e informacionit mjedisor venia e ketij informacioni ne dispozicion te tij si dhe te percaktoje kushtet dhe menyrat e duhura per ushtrimin e se drejtes per te pasur informacion mjedisor per shkembimin e lire te opinionit te publikut dhe per pjesemarrjen efektive te tij ne vendimmarrjen mjedisore. Ky vendim synon gjithashtu perafrimin e legjislacionit shqiptar ne menyre te plote me kuadrin e ligjor evropian dhe permbushjen ne menyre specifike te detyrimeve qe burojne nga ratifikimi i Konventes se Arhusit. Kryeministri Berishau la nje porosi te vecante ministrave te kabinetit qeveritar qe cdo projektligj te konsultohet me shoqerine civile dhe me grupet e interesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›