Berisha Presidenti i ardhshem nje njeri me integritet

Ne mbledhjen e qeverise Kryeministri ka deklaruar se presidenti do te zgjidhet me votat e mazhorances duke hedhur poshte mundesine e nje presidenti konsensual
Ne mbledhjen e pare te qeverise te zhvilluar diten e djeshme Kryeministri Berisha ka deklaruar se presidenti i ardhshem i vendit duhet te jete nje person me integritet. Sipas shefit te mazhorances zgjedhja e presidentit eshte nje proces shume i rendesishem dhe ai do te zhvillohet normalisht duke respektuar Kushtetuten dhe ligjet e ketij vendi me integritet te plote. Kryeministri theksoi se cdo perpjekje per te imponuar deshira suplementare ne raport me Kushtetuten do te pesojne te njejtin fat qe kane pasur edhe imponimet e tjera pra ato do te deshtojne.
Gjate fjales se tij Berisha siguroi se presidenti do te zgjidhet nga 71 votat e mazhorances dhe ai do te jete nje person ne lartesine e detyrave te Kushtetutes dhe lirive te vendit. Ky president duhet te jete i zgjedhur ne menyre korrekte dhe ne perputhje te plote me ligjin me te larte te vendit Kushtetuten. Ne kete menyre hidhet poshte fakti qe presidenti te mund te zgjidhet nga populli pra nuk mund te kete referendum duke pasur parasysh se Kushtetuta nuk e parashikon nje gje te tille.
Kryeministri siguroi se mazhoranca do ti qendroje ne menyre korrekte marreveshjes se nenshkruar me opoziten dhe i kerkoi asaj te votoje ligjet ne Parlament sic u ra dakord ne pakt pasi sic tha kreu i qeverise tashme eshte e qarte se politika e pengut deshtoi.Megjithate Kryeministri nuk e permendi gjate fjales se tij propozimin e Partise Socialiste per nje president konsensual. Ai u tregua i gatshem qe te bashkepunoje me opoziten ne cdo aspekt te marreveshjes qe ata kane nenshkruar dhe shpreson qe e njejta gje te vije edhe nga Partia Socialiste.
Berisha homazhe ne ambasaden e Maqedonise
Kryeministri Berisha zhvilloi dje homazhe dhe shprehu ngushellime ne ambasaden e Maqedonise ne Tirane per ndarjen nga jeta te ish-presidentit Kiro Gligorov. Kryeministri Berisha la nje shenim ne librin e ngushellimeve te celur me kete rast nga ambasada ku vleresoi kontributin ish-presidentit Gligorov ne paqen dhe stabilitetin e Maqedonise te rajonit te Ballkanit Jugor si dhe ne bashkepunimin rajonal.
Ne perfundim te homazheve Kryeministri vleresoi figuren e Presidentit Gligorov. Erdha per ti shprehur nderimin tim ngushellimet e mia me te sinqerta familjes se ish-presidentit Kiro Gligorov qeverise se Maqedonise dhe mbare qytetareve te ketij vendi. Kiro Gligorov ishte shtetari qe me mencurine guximin urtesine dhe vendosmerine e tij shkeputi ne rrethana shume te veshtira Republiken e Maqedonise nga Federata Jugosllave qe po shperbehej dhe e shkeputi ate ne menyre paqesore.
Ai ishte Presidenti i pare i zgjedhur ne menyre demokratike ne Republiken e Maqedonise. Me politiken qe ndoqi me qendrimet dhe maturine e tij ai dha nje kontribut te madh ne paqen stabilitetin dhe bashkepunimin ne Ballkanin e Jugut.
Vdekja e tij eshte nje humbje e madhe per Maqedonine mike dhe per te gjithe miqte e saj ne rajon e kudo ne bote. Gligorov le emrin e themeluesit te Maqedonise se lire por edhe te shtetarit te paqes stabilitetit dhe bashkepunimit rajonal - deklaroi Kryeministri Berisha.
Berisha vizite ne France
Kryeministri Berisha u nis dje per ne France per te marre pjese ne seminarin Bota e Re 2012 Rritje Ndryshim Risi i cili do te zhvillohet ne Paris nga data 5 deri me 6 Janar. Ky seminar organizohet nga ministri francez i Energjetikes zoti Erik Beson nen kujdesin e Presidentit Nikola Sarkozi. Ne kete seminar do te diskutohet per modelet e reja te rritjes ekonomike per fuqite e reja ekonomike ne bote dhe per vlerat e reja qe duhet te kete bota mbas krizes ekonomike e financiare si dhe per rolin e Evropes ne ekuilibrat e rinj nderkombetare.
Kryeministri Berisha eshte i ftuar nderi ne kete seminar dhe do te mbaje nje fjale ne diten e pare te punimeve te tij ne panelin me teme Cilat jane fuqite e reja i cili synon te vere ne pah ato vende ekonomite e te cilave njohen rritje ekonomike ne kuadrin e pergjithshem te krizes dhe te recesionit ekonomik boteror.Gjate fjales se tij Kryeministri do te paraqese modelin liberal ekonomik te ndjekur nga qeveria shqiptare dhe reformat strukturore te bera prej saj si celesi i suksesit ekonomik te Shqiperise dhe faktoret themelor qe Shqiperia i rezistoi krizes ekonomike financiare boterore duke pasur rritje ekonomike.
Kryeministri Berisha do te marre pjese ne pritjen e organizuar nga Presidenti i Republikes Franceze zoti Nikola Sarkozi per nder te pjesemarresve.
Ne seminarin i cili do te celet ne prani te Kryeministrit francez Fransua Fijon dhe Emirit te Katarit Sheik Hamad bin Khalifa Al Thani do te marrin pjese nje numer personalitetesh te shquara ku perfshihen zv.presidenti i Komisionit Evropian Antonio Tajani Kryeministri italian Mario Monti Kryeministri i Cekise Peter Necas ministri i Ekonomise dhe Tregtise se Jashtme i Luksemburgut ministrja franceze e Buxhetit ministri i Financave i Kilit ministri francez i Ekonomise Financave dhe Industrise ministri i Financave te Polonise ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Infrastruktures se Italise si dhe drejtues kompanish lider ne bote dhe akademike ne fushen e ekonomise.