Islami Raporti i ODIHR-it ishte realist Rama qendrim te gabuar ndaj raportit
Në një intervistë për të përditshmen MAPO, Kastriot Islami e konsideroi të pamatur, madje të gabuar qëndrimin e Edi Ramës ndaj raportit përfundimtar të zgjedhjeve të 8 majit. Sipas Sekretarit socialist të Çështjeve Zgjedhore, raporti i ODIHR ishte realist, i balancuar dhe frymjëzues për progres të mëtejshëm dhe në asnjë fjalë të tij nuk flet për jolegjitimitet, sic përpiqet Rama të komentojë procesin e numërimit të votave të hedhura jo në kutinë respektive, proces prej të cilit rezultoi se Rama nuk ishte fituesi i Tiranës.
“ Nuk më lejohet, si ekspert i zgjedhjeve dhe i hartimit të raporteve për zgjedhjet, të nxjerr përfundime që vetë raporti nuk i ka nxjerrë; nëse një e tillë do të kishte qenë e vërtetë, atëherë kjo do të ishte artikuluar qartësisht dhe me forcë në raport. Po ashtu termi “jolegjitimitet” nuk rezulton të jetë në raport dhe mungesa e tij nuk do të thotë që ai të nënkuptohet se ekziston” shprehet Islami i cili në vijim të këtij vlerësimi vëren se raporti nuk flet për manipulime, por për parregullsi që si ekspert zgjedhjesh ai thotë se nuk mungojnë as në vende të tjera demokratike
“Në raport flitet edhe në rastet më kritike për parregullsi në procesin zgjedhor, por jo për manipulime (frauds) elektorale, që janë normale edhe gjatë vlerësimit të zgjedhjeve në vendet e tjera demokratike, ose për probleme proceduriale të vendimmarrjeve, por asnjëherë për thelbin e tyre”, thotë ai.
Tashme pas publikimit të raportit, Islami e konsideron të pavend një përpjekje të rradhës të socialistëve për të kushtëzuar kryerjen e reformave, si me kërkesën për ndryshime kushtetuese.
“Ndryshimet kushtetuese dhe zgjedhja e presidentit nuk besoj se do të jenë rekomandime të organizmave ndërkombëtare dhe as të lidhura me kërkesën për reformën zgjedhore. Bashkëndaj me ta të njëjtin opinion dhe shpresoj që Rama do ta kuptojë këtë gjë dhe do të mirëpërshtatet”, shkruan Islami.
Pendesë e vërtetë për Ramën, sipas Islamit do të ishte ajo e heqjes dore nga organizimi i protestave dhe qasja pas dy vitesh ndaj një politike paqësore.
“Jemi të lumtur që Rama erdhi tek opsioni ynë. Rama bën mirë që shpreh minimalisht keqardhje për të gjithë ata që vazhdojnë të mendojnë ndryshe (siç thotë ai vetë, për vazhduesit e radikalizimit), pra për ata që edhe sot janë kundër qasjes paqësore; por, përveç keqrdhjes me fjalë, Rama duhet të distancohet realisht prej tyre me veprime të sinqerta” thotë ai.
Rama është në test sipas Islamit përballë qytetarëve dhe ndërkombëtarëve për shkak të rezervave që kanë për inkoherencën mes fjalëve të Rames dhe veprimeve të tij.
“Është në test … nëse kjo që ka thënë është bllof taktik apo një reflektim i sinqertë që do të shoqërohet me veprime konstruktive për fitimin e statusit të vendit kandidat në BE. Mbeten për t’u “monitoruar” veprimet në vijim, por sidoqoftë në këtë moment, kjo ‘kthesë”, qoftë edhe në retorikë, duhet vlerësuar, përshëndetur dhe mbështetur”, shprehet Islami,
Në mbyllje të intervistës Islami sjell në vëmendje dhe një herë se humbjet e socialistëve në disa zgjedhje me radhë nuk kanë ardhur për shkaqe administrative, por për arsye politike që bëjnë përgjegjës Ramën. Nëse Rama nuk bashkon të majtën sipas Islamit, do të shkojë drejt humbjes në 2013-ën.