E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Dibrës: Minatorët të dalin nga miniera

Bllokomi i punës për më shumë se tre javës ka shkaktuar dëmtime brenda minierës. Kërkesa në Gjykatë është bërë nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës.

Ky vendim erdhi, pasi më datë 15 gusht METE iu drejtua Avokaturës se Përgjithshme të Shtetit e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër me kërkesën “Për mbrojtjen e jetës së minatorëve dhe interesave pasurore te shtetit ne Minierën e Bulqizë me qëllim, zhbllokimin e situatës së rrezikshme te krijuar në ambientet e brendshme të minierës së Bulqizës për shkak te organizimit të një grevë urie nga një grup minatorësh”.

METE sqaroi në kërkesën e saj se moskryerja e veprimtarive jetike për mirëmbajtjen e minierës përben rrezik për bllokimin  e minierës duke krijuar shembje të punimeve minerare dhe shkatërrimin e makinerive të instaluara në minierë, të cilat arrijnë një vlerë të konsiderueshme financiare. /Start/

                                                                                             2011-08-18 14:06
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›