E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Kampionati Boteror i Vrapimit ne Mal nxitje per terheqjen e turisteve te huaj

E para ngjarje me përmasa botërore ka nisur në bulevardin e shkëlqyer të Tiranës, “Dëshmorët e Kombit”. Ky eveniment historik për Shqipërinë, i pari i tillë në vendin tonë, startoi me parakalimin e skuadrave pjesëmarrëse në bulevardin e Tiranës. Nje kampionat i bekuar prej kohesh, por qe zyrtarisht ka nisur ne oren 17.30 prane galerise se arteve, ku te 35 skuadrat pjesemarrese kane nisur ceremonialion e tyre, per te perfunduar reth ores 18.00 ne ambientet e pallatit te kongreseve, ndërsa do të fillojë garat e tij të dielën në orën 9.30, me 4 kategori të ndryshme vrapimi.

Me pas, ceremonia ka vazhduar ne ambientet e pallatit te kongreseve, ku vete prania e kryeministrit Berisha ka dhene edhe renesine e ketij aktibviteti ne shqiperi.
Berisha nuk ka harruar të theksojë se ky kampionat e ndjen veten në Shqipëri si në shtëpinë e tij pasi Shqipëria është vendi me lartësinë më të madhe mesatare mbi nivelin e detit në të gjithë Europën, duke pasur dyfishin e mesatares europiane. Berisha e quajti botërorin si një ngjarje të madhe për Shqipërinë dhe për turizmin malor shqiptar, ndërsa theksoi se malet e shumta kanë frymëzuar edhe poetë të mëdhenj si Bajronin apo Eduard Lirin për të krijuar poemat e tyre më të bukura. Berisha tha se “ organizimi I kampionatit botëror të vrapimit në mal, është nxitje për tërheqjen e turistëve të huaj.

Pas tij, në skenë doli presidenti i Federatës Botërore të Vrapimit në Mal, Bruno Gocelino, i cili shkaktoi një të papritur duke i dhënë kryeministrit një medalje të artë. Gocelino e quajti Berishën si fituesin e parë të këtij kampionati, pra kampionin e parë.
Më tej, pas fjalës së tij, zoti Gocelino e shpalli kampionatin të hapur, ndërsa gjithçka u mbyll me fjalët e presidentit të Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli, i cili e quajti këtë botëror në Shqipëri, si realizimin e një ëndrre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›