MASH shpall fituesit ne universitet
Ministria e Arsimit shpall listën paraprake të fituesve për në Universitete për vitin akademik 2011-2012.
Maturantet në bazë të pikëve dhe bar-kodeve të tyre mund të njihen me degët në të cilën ato rezultojnë fitues në listat që do të afishohen nëpër fakultete.
Megjithëse kjo është vetëm faza e parë e shpalljes së fituesve, studentët mund të rregjistrohen nga data 12 shtator deri ne 18 shtator duke dorëzuar personalisht dosjen pranë sekretarive mësimore.
Pas shpalljes së listës përfundimtarë që pritet të bëhet më 23 shtator dhe nëse rezultojnë fitues në një degë tjetër të renditur me lart në formularin A2 atëherë ato c’regjistrohen automatikisht nga sekretaritë mësimore. Studentet duhet të shkojnë në fakultet për të tërhequr dokumentat dhe më pas të regjistrohen në programin tjetër të studimit.