E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHENIM/ A ka kuptim që të flasë më për integrim Ilir Meta?

Share

Kryetari i LSI, Ilir Meta, gjatë një interviste dhënë për Vizion Plus mbrëmë ka deklaruar se qeveria aktuale duhet të përqendrohet më shumë tek mirëqeverisja dhe të mos humbasë kohë me debatet me opozitën. Meta duket se nuk ka ndërmend të kthehet në kabinet, por thotë se do e bëjë punën e tij në Komisionin e Integrimit. Për të treguar se partia e tij interesohet për atë fjalën magjike që ka edhe në emër: integrimin. Por e vërteta e tmerrshme për këtë vend është se tre vjet pasi kanë hyrë në koalicion me PD-në, integrimi nuk ka bërë asnjë hap përpara, madje ka lëvizur me marsh indietro. Të mos harrojmë se Meta e Berisha thanë se po e bëjnë aleancën e pazakontë për të çuar përpara integrimin. Sot, në praninë tuaj dhe ekraneve të mbarë shqiptarëve, Partia Demokratike  dhe Lëvizja Socialiste për Integrim firmosin marrëveshjen e koalicionit të qeverisjes së 4 viteve që vijnë dhe në vazhdim, marrëveshje kjo, që ka si qëllim kryesor krijimin e një qeverie të integrimit evropian të Shqipërisë, pasi siç e  dini projekti më kryesor, më kardinal, i mbarë shqiptarëve është shndërrimi në realitet i ëndrrës së tyre, integrimi në BE, tha Berisha.

Sot pas tre vitesh integrimi nuk ka ecur përpara. Mbi të gjitha, është provuar se ajo aleancë u ngjiz për të vjedhur pasurinë e këtij vendi e të shqiptarëve pasi vetë kryetari i LSI doli përpara gjykatës për korrupsion. E dimë që shumëkush do ndihet i bezdisur nga pyetja se a ka kuptim që të flasë Meta për integrimin. Fakt është se viti 2009 kur Meta u hodh në krahët e Berishës dhe vitet në vijim kanë qenë vite të zinj për shqiptarët. Një pikë kthese negative, do thoshte ambasadori amerikan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›