E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, javën tjetër në SHBA. Qendra Hamilton: Ai udhëheq sondazhet si fitues i zgjedhjeve të ardhshme

Share

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, javën tjetër nis një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pritet që vizita të zhvillohet nga data 16 deri më 20 mars. Ai pritet të takohet me zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe Kongresit Amerikan, përfaqësues të diasporës shqiptare dhe të mbajë një fjalim në qendrën Aleksandër Hamilton pranë Universitetit të Nju Jorkut. Siç raporton e përditshmja Shqip, në delegacionin e Ramës do jenë drejtues të PS si Erion Veliaj, Ditmir Bushati, Andis Harasani, Ilir Beqja dhe Endri Fuga.

Ende nuk është saktësuar se cila do jetë axhenda e plotë dhe personat me të cilët do takohet Rama, por të bie në sy portreti që qendra Aleksandër Hamilton ka vizatuar për Ramën përpara fjalës së tij. Mes të tjerash thuhet se Rama udhëheq në sondazhet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Publikisht nuk dihet rezultati i ndonjë sondazhi të realizuar për këtë çështje. Normalisht të tilla sondazhe realizohen rregullisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›