E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Kandidati për President me cilësi të larta

 Deklaratat e tij u bënë gjatë takimit me sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë, Zsolt Nemeth dhe delegacionin që e shoqëronte.

Gjatë bisedës,  Berisha e vlerësoi bashkëpunimin dypalësh si të shkëlqyer në të gjitha fushat dhe vuri theksin te nevoja për thellimin e lidhjeve ekonomike dhe të investimeve. Në këtë kuadër, Kryeministri nënvizoi mundësitë e mëdha që Shqipëria paraqet për investitorët hungarezë.

Nga ana e tij, Sekretari Nemeth, nënvizoi rolin transformues demokratik që forcat politike të udhëhequra nga Kryeministri Orban dhe Kryeministri Berisha kanë luajtur në të dy vendet, pas rënies së diktaturave komuniste.

Z. Nemeth siguroi se Hungaria është mbështetëse e palëkundur e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe se Shqipëria do të ketë gjithmonë mbështetjen e saj, në këtë drejtim. Kryeministri Berisha e cilësoi integrimin evropian si prioritetin kryesor të vendit dhe shprehu vendosmërinë e qeverisë për të vazhduar dhe përmbyllur të gjitha reformat e nevojshme në këtë drejtim.

Në takim u diskutua mbi zhvillimet në rajon, nevojën për të bërë përpjekjet maksimale për stabilitetin dhe paqen e tij, si parakusht për prosperitetin dhe integrimin e rajonit. Bashkëbiseduesit theksuan se minorancat etnike në Ballkan janë ura që duhet t’i bashkojnë vendet e rajonit dhe duhet punuar për konsolidimin e të drejtave të tyre, në kuadër të respektimit të kufijve ekzistues./Start/

                                                                                             2012-05-30 16:00
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›