E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhezair Zaganjori kandidati konsensual i mazhorances

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese dhe diplomati Xhezair Zaganjori është kandidati konsensual i mazhorancës për Presidentin e ri të Republikës. Vendimi është marrë mbrëmë nga drejtues të partive në koalicion bashkëqeverisës, ndërsa është refuzuar në mënyrë kategorike nga PS, pak –ara nisjes së seancës plenare gjatë bisedimeve mes PS-së dhe PD-së.
Kush është prof. dr Xhezair Zaganjori? Ai ka lindur më 9 mars 1957 në Shkodër. Eshte diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1981. Që nga kjo kohë ai ka qenë lektor i së Drejtës Ndërkombëtare Publike, i të Drejtës Europiane dhe i të Drejtave të Njeriut në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në Shkollën e Magjistraturës dhe në Shkollën e Studimeve Europiane, Tiranë. Gjatë viteve 1992-1997 ka qenë Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republiken Federale të Gjermanisë. Në vitin 1993 Xhezair Zaganjori merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike” dhe në vitin 2009 “Profesor”. Ka qenë bashkëpunëtor shkencor pranë Institutit Max-Planck, Heidelberg. Në vitin 1991 është zgjedhur anëtar i Gjykatës së Pajtimit dhe Arbitrazhit pranë OSBE-së me seli në Vjenë.. Që nga viti 2003 Xhezair Zaganjori ushtron funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Nga janari 2006 eshte anetar i Keshillit per Arsimin e Larte dhe Shkencen. Kurse nga dhjetori 2008 eshte anetar i Keshillit te Profesoreve prane Fakultetit te Drejtesise ne Universitetin e Tiranes. Xhezair Zaganjori eshtë autor i një sërë botimesh shkencorë brenda dhe jashtë vendit. Është pjesëmarrës aktiv në Kongrese e Konferenca të ndryshme ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›