Presidenti Berisha Mazhoranca ne lartesine e kerkesave kushtetuese
Pas dështimit të konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës në raundin e parë të zgjedhjes së presidnetit, kryeministri i vendit Sali Berisha, është shprehur në Kuvend se pavarësisht marrëevhsjes me LSI-në për zgjedhjen e presidentit, mazhoranca është ngritur në lartësinë e kërkesave të kushtetutës, e cila është shkruajtur siç e ka dashur PS-ja dhe kryetari i saj, ndërsa shprehu vendosmërinë e tij për t’i dhënë vendit një presidne tnë lartësinë kushtetuese të detyrës së tij dhe me integritet të gjithanshëm.
“Zgjedhja e Presidentit të Republikës përbën një proces madhor të një reëndësie themelore për vendin dhe në këtë kontekst jam këtu për t'u garantuar ju të dashur qytetarë, parlamentarë shqiptarë se jemi të vendosur të bëjm gjithcçka për ti' dhënë vendit Presidentin në lartësinë kushtetuese të detyrës së tij, personalitetin, gruan apo burrin me integritet të lartë të gjtihanshëm. Ky ka qenë i gjithë dhe ky është qëllimi ynë. Në këtë kontekst dhe në përputhje me kushtetutën, mazhoranca, e cila ka një marrëveshje për të zgjedhur me konsensus mes PD-LSI presidentin është ngritur mbi këtë marrëveshje, është ngritur në lartëisnë e kërkesave të kushtetutës, të cilën e kemi shkruajtur siç ka dashur PS-ja dhe siç ka kërkuar kryetari i saj”- deklaori kryeministri.
Më tej ai ka shtuar se e ka konsideruar shumë të drejtë kërkesën që n 3 raundet e para të votohet me 3/5, sepse është në interesin më të mirë që qytetarët shqiptarë të shohin tek kryetari i shtetit të tyre një njeri me mbështetje më të gjerë të mundshme.
“Bazuar në këtë detyrim kushtetues ne në afatin kushteues filluam konsultimet dhe pa shqipëruar qoftë edhe një emër të vetëm ne dëshironim që konsultimet të vazhdonin me ju dhe kjo ishte e domsdoshme”- theksoi Berisha.
Gjithashtu ai nënvizoi se nëpërmjet zgjedhjes së presidentit opozita kërkoi të ngrinte themelet e shtetit dhe për të bërë këtë formuloi ultimatumin me 4 kushte.
“Kreu i PD-së i dërgoi letër kreut të nminorancës që e ftoi të fillonte dialogu. U nis ftesa dhe pas një hezitimi evident erdhi përgjigjia e pranimit. Për t’i bërë dritë në parlament ndodhi editoriali i shkruajtur nga ish-këshilltari im për çështje kozmopolite u nis editoriali “gjithçka ose asgjë” kjo ishte motoja dhe menduat procesin sipas ish-këshilltarit vendosët që nëpërmjet zgjedhjes së presidentit ju t’i ngrini themelet shtetit dhe për të bërë këtë formualuat ultimatumin me 4 kushte”-tha Berisha.
Duke analizuar kërkesat e ultimatumit të opozitës shefi i qeverisë theksoi se për sa i takon reformës zgjedhore i është dhënë përgjigje 96% të problemeve të ngritura nga ODIHR.
“ODIHR nuk mund të merret me fobira e obsesione, ODIHR do që qytetarët të kenë një proces të garantuar dhe nuk niset nga teza se 20 komisonerët e mi u korruptuan”- vijoi më tej Berisha, i cili shtoi se kjo qeveri e ka bërë të qartë botërisht përkushtimin për votën e lirë
“Vendimet e KQZ-së 5 me 2 na dalin të paqena nga dy militantë të PS-së, ne nuk e pranojmë këtë se ju harroni që kjo qeveri e ka bërë të qartë botërisht përkushtimin për votën e lirë. Pra a mundet që ju t’i jepni të drejtë një qeverie ta transkriptojë vendimin e gjykatës në mënyrë që edhe këta të dy të mos jenë abuzivë se në ligjet e vendit të lirë të gjithë kanë kujdes të mos abuzojnë me ligjet. Keni sjellë një propozim që s’mund ta pranojmë, tani ndodh ekzekutimi politik i të gjithë anëtarëve të KQZ-së. Në atë KQZ ka anëtarë komisioni që e njohin procesin zgjedhor dhe praktikën e tij më shumë se ky parlament i marrë së bashku”-deklaoi ai.
Përsa i takon heqjes së imutetit ai shprehu vendosmërinë e tij se është në interes të gjithë qytetarëve, ndërkohë që qeveria socialiste e refuzoi në atë kohë, Komisioni i Venecias e gjykoi shumë të mirë, por kërkoi që të votohet me 3/5, ndërsa opozita kërkoi ndryshim kushtetues. Ai tha se miliarderët e PS-së nuk duan të heqim imunitetin, teksa shprehu gatishmërinë e tij për të votuar që sot për heqjen e imunitetit.
Përsa i takon takimit të kryeminsitrit me Ramn për këtë çështje kreu I ekzekutivit u përgjigj se si kryeministër është i detyruar ta takojë Ramën, por jo për çështje teknike, të cilave u japin zgjidhje ekspertët.
Lidhur me kandidaturënh e paraqitur nga mazhoranca për president të Republikës Berisha u shpreh se nuk ishte kandidaturë nga radhët e politikës dhe me kredenciale të larta. Ai e akuzoi sërish Ramën se zgjodhi politikën bllokuese dhe i bëri apel opozitës për të studiuar dhe shqyrtuar kandidaturën.
Meta në Kuvend: Mazhoranca dha një standard për presidentin
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim vlerësoi në Kuvend angazhimin e mazhorancës për të parë përtej vetes dhe theksoi se ajo dha një standard për presidentin. Sipas tij kandidatura e Xhezai Zaganjorit është një figurë që plotëson kriteret dhe me përvojë akademike, i cili është parë me seriozitein maksimal, ndërsa theksoi se procesi i negociatave për kreun e shtetit duhet të kishte nisur më herët.
“Vlerësoj angazhimin e mazhorancës, edhe pse të vonuar, për të hapur këtë proces, për të parë përtej vetes, për ta çliruar nga një politizim i tepruar, që kishte nisur prej muajsh dhe për t'i dhënë vendit nje president që bashkon sa më shumë. Është bërë një propozim për një kandidat konkret (Xhezair Zaganjorin) dhe besoj se mazhoranca ka dhënë një standard për disa nga cilësitë dhe tiparet që mund të kishte presidenti i ri", tha Meta.
Kreu i LSI-së kërkoi që ky moment politik të vlerësohet, pasi kandidati dhe cilësitë e tij janë tepër serioze për t'u vlerësuar dhe se një zgjidhje e suksesshme për çështjen e presidentit do të ndihmojë edhe në shumë reforma të tjera.
"Rrallë si një kandidat tjetër, kandidati konkret gërsheton përvojën diplomatike me përfaqësimin ndërkombëtar të vendit, si dhe përvojën në fushën e gjyqësorit dhe kjo është një nga sfidat kryesore, përfshi përvojën akademike. Por, mendoj se koha e shkurtër ka bërë të pamundur për të bërë një vlerësim më objektiv dhe më realist të kandidaturës në fjalë", theksoi kreu i LSI-së.
Ruçi: U përsërit e njëjta situatë si në 2007
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Gramoz Ruci akuzoi në Kuvend mazhorancën për mosarritjen e konsensusit për Presidentin. Ai tha se sot u përsërit e njëjta situatë si në 2007.
“Seanca sot ishte tepër e rëndësishme për publikun shqiptar, por edhe për ndërkombëtarët. Ata nuk presin që të diskutojmë për procedurën, presin maturi, pjekuri, rezultate konkrete ku klasa politike më mirë vonë se sa kurrë të jepte një sinjal pjekurie, ja që edhe sot nuk ndodhi, Nëqoftëse do kthehemi 5 vjet para, do shikojmë edhe sot që jemi përsëri në të njëjtën situatë. Nuk ka asnjë lloj ndryshimi, aktorët do mbajnë fjalime e do thonë të njëjtat gjëra, negociata nuk ka emra nuk ka, ndodh kështu mund të bëjnë gabime të reja, po s’mund të përsërisin gabimet e bëra, si në 2007 dhe në 2011 është i njëjti regjisor, prodhoi të njëjtën komedi”, deklaroi Ruçi.
Kreu i grupit Parlamentar të opozitës, shtoi se opozita ishte e gatshme për dialog, ndërsa mazhoranca preferoi të negocionte me veten.
“Opozita ishte serioze që në momentet e para. I ofroi mazhorancës dakordësi e vullnet të mire, që të shohin përtej interesave të ngushta, për të zgjedhin kreun e shtetit. Konsensusi nuk kërkohet mes vetes por me kundërshtarët. Rama ju drejtoi letër, ku kërkoi takim, dialog e negociata, proces, ofertë që duhet ta bënit ju, që s’patët asnjë minutë kohë për t’u ulur me ne”, tha Ruci.
Në mbyllje të seancës së sotme plenare kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli njoftoi mbledhjen e konferencës së Kryetarëve për të caktuar datën për raundin e dytë të Presidentit