E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Kandidaturat e minoritetit, produkt pazaresh

Të tjera rreth shkrimit LIVETV/ KM ne Gjirokastër GJIROKASTËR - Kryeministri Berisha po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët në Gjirokastër.

Berisha po u përgjigjet pyetjeve për kandidaturën e Spiro Kserës, duke e cilësuar "si më e mira në zonën e minoritetit", për Gjirokastrën muzeale dhe të ardhmen e turizmit të qytetit.

"Ai nuk është grek. Kjo është e vërteta. Çfarë deshte ai këtu. Ai erdhi për të falimentuar. Për herë të parë në 20 vjet, përveç Spiro Kserës gjithë kandidaturat e tjera për minoritetin janë product pazaresh. Ftoj minoritetin të mbajnë shënim këtë situatë. Nuk mund t’i tregtojnë ato për interesa partiake të liderëve të paritvetë vetëquajtura opozitare, se opozitë nuk janë , të paktën dy partitë kryesore, jo PBDNJ. "

RAMA DHE GJIKA, 500 DHE 600 RROGTARˠ

Bashkia e Tiranës arriti në 500 rrogëtarë. Ky opozitari që më thotë jam opozitar, se e bëri rotacionin në Tiranë. Në Vlorë 600 rrogtarë. Nëse I bëjmë institucionetnë seksione partie. Unë s’them mos marrë nga partia e tij të punësojë, por nëkëtë mënyrë I lëmë qytetarët pa shërbime, pa rrugë të asfaltuara. 2 vjet më parë Tirana kishte 250 km rrugë baltë. Kur unë e thoja asnjë nuk bënte jehonë. Shihni në Vlorë shihni sa janë! Këta në vend që t’i bëjnë asflat këta i bëjnë rroga. Nëse nga 250 të punësuar shkon në 600 pjell krizë.

(vijon)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›