Berisha flet greqisht dhe sulmon Metën: Do të më marrë mua karrigen dhe Ramës partinë
Kryeministri Sali Berisha, bashkë me të shoqen, ishin në Gjirokastër, ku morën pjesë në inaugurimin e rrugës Llongo- Koshovicë me gjatësi 5.3 kilometër.
Berisha iu drejtua të pranishmëve duke i falënderuar në greqisht.
Gjatë fjalës së tij, Berisha sulmoi opozitën, duke thënë se Meta kërkon që ti marrë karrigen e kryeministrit, por nuk do ia dalë dot. Berisha tha se Meta kërkon të marrë edhe kreun e PS-së.
Këta nuk janë opozitarë. Rama ka qenë 11 vjet, personi i dytë më i rëndësishëm në fuqinë ekzekutive të vendit, kryetari i Bashkisë së Tiranës. Meta qëndroi katër vjetër si zëvendëskryeministër dhe si ministër, që ose të marrë kreun e PS, ose të marrë karrigen time, që nuk do e marrë kurrë, tha Berisha.
Kryeministri deklaroi se Meta e Rama janë tallur me minoritetin grek, duke u sjellë si kandidat Anastas Angjelin.
Këtu janë sjellë në mënyrë jonormale ndaj minoritetit. Kanë mbajtur një qëndrim jodinjitoz. Do vij tek një problem shqetësues. Marrim partinë e zotit Vangjel, kam pasur respekt, por pazaret që bën, janë shumë të padenja. Kishte një përfaqësues në KQZ, i bënte nder komisionit, sepse në fund të fundit ishte një përfaqësues i juaj. E detyruan, e terrorizuan për pazaret që bënë me Ramën dhe në fund Rama i mashtroi dhe Jani Jani u nxor nga komisioni. Pastaj u sollën Naçin, por atij nuk i shkon mendja tek minoriteti. Marr Vangjel Tavon, akti i parë, Edi Rama e futi në listën e zezë. Ju keni këtu një njeri tuaj, birin tuaj, që mbetet avokat i pamposhtur i të drejtave të minoritetit, ky është ministri Ksera. Ai është promotori i çdo projekti në zonat e minoritetit. Ai është një ministër i përkushtuar, tha Berisha duke bërë thirrje për të votuar Kserën./ep
