FOTO LAJM/ Kur universiteti përdoret për fushatë (fundja privat është)
Universitetet private trajtohen si pronë private e pronarëve të tyre dhe kjo dihet.
Një biznes që prodhon diploma dhe injorancë, ankohet opozita.
Kësaj here, një eksponent i saj, kandidati për deputet në qarkun e Beratit, Artan Lame, ka publikuar në Facebook një formular që po shpërndahet në Universitetin e Beratit nga pronari Astrit Veliaj, që kandidon për Partinë Demokratike.
Ky formular po shpërndahet klasë më klasë në Universitetin e Beratit. Atje ku çdo propagandë politike është e palejueshme.
Ja lë në dorë çdo prindi të gjykojë se në çduar e ka lënë djalin apo vajzën e vet, shkruan Lame në FB./ep
