E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Dialog me bankat per te rritur kredine per fermeret

Kryeministri Sali Berisha vizitoi dje panairin e agrobiznesit shqiptar. Pas nje vizite ne pothuaj te gjitha stendat me produkte te vendit ai garantoi fermeret se qeveria qe drejton do te beje gjithcka per te garantuar suksesin e tyre. Kryeministri u ndal ne menyre te vecante ne pavijonet me prodhime te firmave nga Kosova te cilat ishin te shumta ne kete panair duke i pergezuar fermeret kosovare per cilesine e produkteve qe tregtonin. Pas vizites ne panairin e agrobiznesit kreu i qeverise ka zhvilluar edhe nje takim me perfaqesues te agrobiznesit prodhues si dhe perfaqesues te fermereve shqiptare dhe atyre te Kosoves pjesemarres ne panair. Kryeministri u shpreh se qeveria ndodhet ne nje dialog konstant me bankat per rritjen e kreditimit ndaj fermereve. Ne kete kuader Kryeministri theksoi se do te shumefishohen burimet financiare per bujqesine pasi kjo eshte nje domosdoshmeri. Per sa i perket akcizave dhe referencave ai u shpreh se propozimet e prodhuesve dhe fermereve do te shqyrtohen me Ministrine e Financave per te pare dhe vendosur standardet me te mira. Nderkohe gjate bisedes me fermeret ne panair ai ka mbetur i impresionuar nga pohimet e tyre se produktet shqiptare jane eksportuar nga SHBA-te ne Letoni deri ne vendet perreth. Ne perpiqemi dhe do ta mbeshtesim fuqishem por kenaqesia ime eshte se edhe nje seri institucionesh te kreditit jane angazhuar ne mbeshtetje te ketij sektori ndaj dhe une deshiroj te percjell nje pershendetje shume te perzemert te gjithe fermereve shqiptare ti garantoj se qeveria do te beje gjithcka qe aty ku jane te ndertojne suksesin e vet te familjes te komunitetit dhe te vendit - tha Kryeministri. Ai tha se ne kete kuader jane asfaltuar mbi 6 mije kilometra rruge dhe do te asfaltohet cdo rruge tjeter qe fermerin shqiptar e afron me tregun dhe e nxjerr drejt tregut sikunder jane rritur ne menyre shume te ndjeshme mbeshtetja per kultura te caktuara ne pemetari por edhe me gjere. Kryeministri theksoi se projekti i ullirit ka marre nje intensitet te madh nderkohe qe permendi dhe projektin tjeter po kaq te madh ate te drureve frutore te arrave geshtenjave sheges dhe bajames. Sic mund ta konstatoni dhe per ta mbyllur me te emblen bleta po merr nje zhvillim te gjere. Ju duhet ta dini se nuk ka vend me te pershtatshem per bleten sesa Shqiperia. Vendi yne ka nje nga shkallet me te larta ne mos me te lartin ne Evrope te biodiversitetit. Ne kemi dhene nje mbeshtetje konkrete per transportin e cdo zgjoi ne zonat me te pershtatshme per te mbledhur nektarin sikunder kemi dhene nje mbeshtetje per farmaceutiken por bleta po merr nje zhvillim te madh dhe eshte dhe kjo ne vemendjen tone sepse zona verilindore zona juglindore e vendit duhet te shfrytezoje cdo potencial te tyre - tha Kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›