E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Kaskada e Devollit nje hap i madh per kapacitetet prodhuese

Bizneset austriake janë ndër investitorët më të mirë dhe më të suskesshëm në Shqipëri. Këtë konstatim bëri kryeministri Berisha gjatë një mëngjesi pune me përfaqësues të biznesit austriak në Shqipëri. Në këtë takim u bë prezantimi i një prej investimeve më të mëdha në fushën e energjisë hidrike, i konsideruar i tillë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë: hidrocentrali në lumin Devoll
Kryeministrit Berisha deklaroi gjatë takimit se kaskada e Devollit përbën një hap të madh përpara në rritjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë hidrike. 
Projekti Devoll Hydropëer është një investim i përbashkët prej rreth 1 miliardë euro i dy kompanive të njohura europiane në këtë fushë, kompanisë austriake EVN dhe asaj norvegjeze Statkraft dhe siguron një shfrytëzim afatgjatë të ujërave të lumit Devoll.  Gjithashtu në takim u vlerësua se marrëdhëniet ekonomike midis Shqipërisë dhe Austrisë janë në rritje.
Përfaqësuesit e biznesit austriak bënë të ditur se ata po shohim mundësi të reja për zhvillimin e projekteve të tjera të mëdha këtu. Kryeministri Berisha garantoi se qeveria shqiptare mbetet e përkushtuar për të lehtësuar barrën fiskale, për të ndërtuar infrastrukturën më të mirë dhe më pak burokratike, për të mbështetur e stimuluar biznesin dhe investimet, si përgjigja më e mirë ndaj krizës ekonomike botërore.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›