E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso dhe Lagarde per Eurozonen

Nevojitet një supervizor mbarkëkombëtarë për bankat  e mëdha të 27 vendeve anëtare të BE në kuadër te një bashkimi bankar për ta vënë në funksion brenda vitit të ardhshëm. Është kjo kërkesa e presidentit të KE Jose Manuel Barroso në një intervistë për FT. Plani që do të përfshijë një skemë për të garantuar depozitat dhe një fond shpëtimi nga institucionet financiare, mund të realizohet pa ndryshuar traktatet europiane, ka thënë Barroso.
“Sot ka një ndërgjegjësim shumë të qartë mes shteteve anëtare europiane dhe nevojës për të ecur përpara me integrimin, kryesisht në eurozonë. Ky është një leksion që merret nga krizat, era ka ndryshuar drejtim. Në Berlin, Londër dhe paris liderët politikë kanë filluar të kuptojnë se Eurozona mund të mbijetojë vetë, përmes zgjidhjeve europiane të përbashkëta dhe një integrim8i më të madh”, u shpreh ai. 
Por nga drejtoresha e FMN, Christine Lagarde vjen apeli se kanë mbetur më pak se tre muaj për të shpëtuar euron dhe për këtë duhet një reagim i menjëhershëm ka shtuar ajo duke komentuar parashikimet e financierit George Sorros, sipas të cilit Europës i mbeten vetëm tre muaj kohë për të shpëtuar monedhën. 
“Për të ndërtuar Eurozonën është dashur kohë dhe puna është ende në vijim. Përsa i përket Greqisë është një çështje e vullnetit politik. Pagimi i taksave është një mjet i nevojshëm për të riekuilibruar situatën e çdo vendi, përfshirë dhe Greqinë. Duhet të reduktohet deficiti fiskal gradualisht, nuk duhet të jetë një shtrëngim rripi siç flasin të gjithë por duhet të jetë solide”, deklaroi ajo.   
Duke iu referuar kancelares gjermane Angela Merkel, Lagarde e cilësoi  atë  “një lidere të fortë dhe një grua kurajoze”, në një botë të dominuar nga burrat. 
  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›