E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Katastrofa njerezore u shmang

Rozeta Rapushi
Qeveria siguron nga Shkodra, se nuk ekziston as edhe nje rrezik i vetem ne funksionimin e portave apo tuneleve te kaskades se Drinit per banoret e ketij qyteti. Keshtu u shpreh dje kryeministri Sali Berisha, gjate takimit me perfaqesues te qeverise qendrore dhe vendore, si dhe Komitetit Nderministror te Emergjencave. Duke theksuar faktin se operacioni do te mbetet teresisht i perqendruar ne shpetimin e jeteve njerezore dhe evakuimin e tyre, si dhe furnizimin me ndihma te te shperngulurve, kreu i qeverise nuk harroi te shtoje se demshperblimi do te behet deri ne qindarken e fundit. "Do te regjistrojme te gjitha demet dhe do t'i zhdemtojme ato, ne cdo drejtim. E rendesishme ne te gjithe kete situate, eshte qe nuk ka pasur humbje ne njerez. Gjithashtu duhet te perpiqemi qe te minimizojme demet ne gjene e gjalle. E rendesishme eshte qe ju te evakuoheni", theksoi ai. Sipas kryeministrit, Korporata Energjetike ka zbatuar me perpikmeri rregulloren, kane punuar me gjakftohtesine me te madhe dhe sot vendi eshte ne dalje te emergjences ujore. "Jemi ne dalje, por nje dalje jo e thjeshte. Qeveria, ministrite, reaguan me nje shpejtesi shume te madhe. Deri me sot ne ia dolem te shmangim nje katastrofe njerezore, kur ishim ne prag te saj. E verteta eshte se jane shpetuar jetet e njerezve, por aty, ne rrafshin ekologjik, eshte nje katastrofe. Ndodhen nen uje territore te tera nder me pjelloret e trojeve shqiptare. Kjo ka qene dhe eshte nje nga zonat me te fuqishme te prodhimit bujqesor te vendit",-tha kryeministri. Sipas Berishes, kjo eshte merite e jashtezakonshme nje operacioni shpetimi me te fuqishem me te suksesshem qe vendi ka njohur. Kryeministri theksoi edhe nje here se ata qe cilet perhapen panik pa qellim, duhet te jene te qete, te sigurt se nuk ekziston as edhe nje porte, nuk ekziston as edhe nje tunel qe nuk hapet dhe qe nuk funksionon. "Nuk ekziston asnje rrezik as edhe minimal per asnjeren nga digat e kaskades. Ata qe e bene me qellim kete, ata jane me te rrezikshem se vet paniku. Pati edhe nga ata qe shetisnin si hije nga nje ekran ne tjetrin si mitoman profesioniste, per te thene se rregullorja nuk eshte zbatuar kur rregullorja eshte zbatuar", vijoi ai kritikat ndaj opozites. Gjate mbledhjes se djeshme, kreu i qeverise i kerkoi edhe Ministrit te Brendshem, qe te angazhohen ne kete proces edhe te gjitha organizmat joqeveritare dhe ato fetare, per t'iu kerkuar ndihme edhe atyre per aspektin humanitar te popullates. Ne fund te takimit, kreu i qeverise falenderoi te gjithe ata qe ndihmuan ne kete situate emergjente perfshire edhe banoret e zonave te permbytura qe bashkepunuan me autoritetet vendore dhe qendrore. Nderkohe qe shtoi se ka nisur thellimi i Bunes, projekt qe do te niset per qellime lundrimi dhe turistike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›