E Diel, 1 Nëntor 2026

"Permbytjet, te dilet sa me shpejt nga situata"

Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Dritan Prifti, siguroi dje se situata e permbytjeve ne komunat e Lezhes dhe te Shkodres eshte drejt permiresimit. Ministri Prifti ia dha kete informacion, Presidentit Bamir Topi, i cili e priti dje ne nje takim pune ne lidhje me situaten e krijuar ne veri te vendit. Ministri Prifti e informoi ne menyre te detajuar Presidentin Topi, per gjendjen e tre ujembledhesve te hidrocentraleve ne kaskaden e lumit Drin, si dhe me monitorimin e vazhdueshem te nivelit te ujit, prurjeve dhe shkarkimeve e kontrolluara nga specialistet dhe ekspertet hidrike duke e siguruar kreun e shtetit se situata eshte drejt permiresimit. Presidenti Topi pasi u njoh me hollesi rreth situates me te fundit, theksoi rendesine e rritjes se bashkepunimit nderinstitucional dhe frymes se solidaritetit nepermjet nje organizimi me kompleks, ne menyre qe te dilet sa me shpejt nga kjo situate e veshtire dhe te minimizohen demet ne maksimum, duke iu rikthyer normalitetit. Takimi i punes i zhvilluar ne Presidence, u mbajt ne serine e disa takimeve dhe konsultimeve intensive, qe Kreu i shtetit po zhvillon me drejtues institucionesh, eksperte dhe profesioniste te ndryshem te fushes hidrike dhe u fokusua ne situaten e permbytjeve ne veri-perendim te vendit te shkaktuar nga reshjet dhe nga derdhjet e kontrolluara te ujerave te liqeneve ne kaskaden e lumit Drin. Vetem dy dite me pare, Presidenti Topi, zhvilloi takim me eksperte te digave ne vend ne lidhje me situaten, duke filluar tashme ciklin e takimeve per kete situate emergjente dhe qe ka pllakosur dhe paralizuar tere veriun e vendit. Vetem dy dite me pare ka qene ish-kryeministri Majko, ai qe kerkoi vendosjen e gjendjes se jashtezakonshme ne veri, nderkohe qe ka kerkuar bashke me eksponente te tjere drejtues socialiste, perfshire dhe Ramen mbledhjen e Keshillit te Larte te Sigurise. Pritet qe situata, te qetesohet, garanci e dhene kjo dhe nga ministri i METE, Prifti.

Siguria
Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Dritan Prifti, tha dje se situata e permbytjeve ne zonat veriore te vendit eshte drejt permiresimit te vazhdueshem. Keshtu siguroi dje ministri, Presidentin Bamir Topi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›