Berisha: Kemi burime të pashfrytëzuara për energjinë e rinovueshme
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha theksoi sot në Workshopin ne sektorin e energjisë të organizuar nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) se, "Shqipëria ka burime të mëdha të pashfrytëzuara të energjisë së rinovueshme. Shqipëria një vend me pozicion gjeografik të shkëlqyer përballë tregut të energjisë".
Kreu i qeverisë bëri të ditur në seminar se prioriteti i qeverisë është investimi në energji. “Investimet në energji jane 650 milionë euro. rezervat ujore të shqipërisë janë të mëdha", shtoi Berisha.
Më tej Berisha tha se, qeveria është e vendosur të zbatojë standardet më të larta të liberalizimit të tregut energjetik ne vend. Qeveria është e hapur për të pritur sugjerime”.
Duke theksuar se "dixhitalizimi i sektorit të energjisë do te sillte lehtësira në menaxhumin e situatës”, kryeministri vuri në dukej se “Shqipëria ka platforma të erës të favorshme për zhvillimin e sektorit të energjisë”.
Ndërsa lidhur me investimet kryeministri Berisha tha se, "jemi të kënaqur që partnerë në zhvillimin e energjisë kemi firma të fuqishme si, STATKRAFT, EVN".
(d.b/BalkanWeb)