Vaksina e re do te crrenjose poliomielitin
Nje vaksine e re kunder poliomielitit ka rritur shpresat se kjo semundje mund te crrenjoset teresisht. Poliomieliti mund te shkaktoje deformime te renda dhe paraliza te femijet.
Numri i rasteve te poliomielitit ne mbare boten ka rene 99 per qind ne vitet e fundit si rezultat i nje fushate vaksinimi global qe filloi ne vitet pesedhjete. Por semundja ende kercenon femijet ne te pakten kater vende ne Afrike dhe Azine Jugore.
Tani provat klinike ne dy shtete kane konfirmuar efikasitetin e nje vaksine te re. Organizata Boterore e Shendetesise thote se zhdukja e plote e poliomielitit mund te jete afer.
Shkencetaret thone se ne dy vendet ku poliomieliti eshte endemik vaksina e re ka qene 30 per qind me efektive se te vaksines tradicionale. Te dhenat ne Nigeri dhe Indi kane treguar se foshnjat qe moren vaksinen e re te prodhuara nga dy kompani farmaceutike krijuan nje imunitet ndaj dy llojeve te virusit te poliomielitit.
Dr. Peter Hotez eshte president i Institutit Vaksina Sabin ne Uashington DC. Ai thote se vaksina e re ofron imunitet me te forte. Ideja prapa Vaksines se re eshte per ta bere ate te nxise nje pergjigje imune. Vaksina tradicionale e poliomielitit quhet nganjehere vaksina trivalente sepse permban 3 lloje te virusit. Vaksina e re ka vetem dy lloje me perqendrim me te larte te virusit.
Poliomieliti kryesisht prek femijet nen moshen pesevjecare dhe perhapet me shpejtesi ne kushte te keqija higjienike. Semundja sulmon sistemin nervor ndonjehere duke shkaktuar paralize te perhershme.
Dr. Hotez thote se zhdukja e poliomielitit ka qene me e veshtire sesa zhdukja e lise. Semundja e lise ka simptoma te dukshme thote ai. Problemi me poliomielitin eshte se 99 per qind e te prekurve nuk paraqesin ndonje shenje te dukshme dhe ne kete menyre semundja behet shume me e veshtire per tu kontrolluar. Kjo do te thote qe vaksinimi duhet te shtrihet ne segmente me te gjera te popullsise per ti mbrojtur te gjithe thote doktor Hotez.
Kundershtimi i disave ndaj vaksinimeve per arsye politike dhe kulturore e ka komplikuar problemin. Ndalimi i vaksinave te poliomielitit ne vitin 2003 ne Nigeri shkaktoi nje shtim infeksionesh jo vetem ne Nigeri. Virusi u perhap ne disa vende fqinje ku poliomielitit me pare ishte zhdukur.
Organizata Boterore e Shendetesise thote se ne ditet e ardhshme rreth 70 milione femije ne 15 vende ne Afrike do te vaksinohen kunder poliomielitit. Prej tyre 55 milione do te marrin vaksine te re dyvalent.
Ne disa vende virusi eshte me i forte. Dr. Peter Hotez thote se ne rastin e Indise nje nga problemet qe pengon suksesin e plote eshte fakti se tek disa njerez sistemi imunitar nuk reagon ndaj vaksines gojore. Kjo lidhet me kequshqyerjen dhe infeksionet nga parazitet ose diarreja.
Por sipas OBSH-se rastet e polios ne Indi dhe ne Nigeri rane me me shume se 90 per qind pas perdorimit te vaksines se re. Kjo do te thote se zhdukja e poliomielitit eshte ne horizont.