E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liqeni i Ohrit i riafrohet pikes kritike

Liqeni i Ohrit i eshte riafruar pikes se vete kritike duke bere qe autoritetet te hapin digat e tij me rrezik qe permbytjet te kalojne kufirin drejt Shqiperise e me sakte ne zonen e Nenshkodres nepermjet rrjedhes se lumit Drin. Televizioni Alsat-M ben me dije se eshte manipuluar me Liqenin e Ohrit cka solli edhe permbytjet ne zonen e Nenshkodres. Udheheqja e hidrocentralit te Gllobocices pohon se eshte e gatshme te perballet me sasite e madha te ujit ne liqenin e Ohrit. Nga liqeni permes Drinit te Zi per nevojat e Shqiperise tani per tani derdhen 16 meter kub uje ne sekonde. Drejtori i hidrocentralit te Gllobocices Tomisllav Skeparovski pranoi se vitin e kaluar kishte manipulime me derdhjen e ujit.

Ne manipuluam. Gjate kesaj kuote ne liqenin e Ohrit mund te leshojme maksimalisht 30 meter kub uje - thote Tomisllav Skeparovski drejtor i HEC-it Gllobocice.
Ekspertet qe i konsultoi televizioni Alsat-M thone se edhe kete dimer mund te perseritet situata e nje viti me pare kur sipas tyre per shkak te menaxhimit joprofesional me liqenin niveli i ujit u rrit dy here me shume se kuota maksimale e lejuar.
Deri para nje viti e gjysme menaxhimin me ujerat e liqenit te Ohrit e bente ekipi profesional qe edhe sot eshte vendosur ne lsquoMEPSO. Prej para do kohesh kete e kryen ekipi joprofesional me njohuri te pamjaftueshme qe eshte vendosur ne lsquoELEM dhe kjo shkaktoi probleme dimrin e kaluar. A thua tani menaxhohet si duhet me ujerat ndash kisha per te thene Jo sepse leshohet me shume uje sesa duhet. Ne nuk arritem qe ujerat e liqenit te Ohrit ti menaxhojme ne menyren e lejueshme - thote Atanasko Tunevski ekspert.
Rregullimi i nivelit te liqenit te Ohrit nuk mund te jete ne kompetencen e atyre organizatave qe jane te interesuara per prodhimin e energjise elektrike. Kjo duhet te jete nen kompetencen e ministrive pergjegjese sikurse qe eshte ministria e bujqesise ose ajo e ambientit jetesor - thekson Trajce Talevski Enti Hidrobiologjik Oher.
Me 252 gigavat ore te prodhuar energji elektrike hidrocentrali i Gllobocices e realizoi prodhimin e vet me te madh prej se filloi te punonte ne vitin 1966. Ky hidrocentral tejkaloi edhe rekordin prej 250 gigavat ore te arritur ne vitin 1986.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›