Part-time neser shpallen rezultatet

Botohen neser fituesit e sistemit me kohe te pjesshme ne te gjitha universitetet publike ne vend
Publikohen neser ne te gjitha universitetet publike te vendit fituesit e sistemit me kohe te pjesshme qe do te jene 8130. Burime nga Universiteti i Tiranes bene dje te ditur per gazeten se eshte shtyre afati i publikimit te emrave fitues per shkak te shtyrjes se afatit te aplikimit pas shteses se kuotave te miratuara nga qeveria shqiptare.
Pas shpalljes se fituesve regjistrimi do te kryhet ne sekretarite mesimore neper fakultete nga ora 0800 e mengjesit deri ne oren 1800 ku fituesit do te mjaftohet te paraqiten me nje dokument identifikimi.
Ne total do te jene 8130 kuota per studimet me kohe te pjesshme ndersa 40 kuota te tjera jane percaktuar per studimet ne distance. Per transferim studimesh jane percaktuar 200 kuota ndersa 240 kuota jane rezervuar per kategori te ndryshme. Keshtu 100 kuota jane rezervuar per shqiptaret nga trojet dhe per shtetas te huaj 20 kuota per te verbrit po aq per romet dhe ballkano-egjiptianet si edhe 100 kuota per ish-te perndjekurit politike.
Kuota e cdo programi studimi ndahet ne raportin 41 perkatesisht 80 e kuotes jepet per pranimet e reja per programe studimi te ciklit te pare me kohe te pjesshme dhe 20 per pranimet e reja per programe te dyta studimi - ben te ditur vendimi i qeverise.
Per sa u perket kuotave per transferim studimesh ato shperndahen nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences sipas kerkesave te institucioneve publike te arsimit te larte.
Kriteret per aplikantet qe deshirojne te ndjekin studimet me kohe te pjesshme ne nje program te dyte studimi percaktohen nga vete institucionet publike te arsimit te larte e te bera publike paraprakisht.
Nderkaq tarifat nuk do te ndryshohen sipas burimeve nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences. Perjashtim nga tarifa e studimit bejne nje sere kategorish te percaktuar ne vendimin e Keshillit te Ministrave.
Keshtu nuk do te paguajne tarifen ata qe fitojne per here te pare te drejten e studimit dhe u perkasin kategorive te verbrit te shurdhrit invalidet paraplegjike dhe tetraplegjike femije qe gezojne statusin ligjor te jetimit femije te familjeve te punonjesve te Policise se Shtetit te Gardes se Republikes te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit te Forcave te Armatosura te Sherbimit Informativ Shteteror dhe te Policise se Burgjeve qe kane humbur jeten ne krye apo per shkak te detyres femije te ish-te perndjekurve politike femije rome dhe ballkano-egjiptiane.