Berisha qendron si gjeli ne maje te plehut

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka hedhur dje akuza ndaj kryeministrit Berisha mbi akuzat qe i behen Opozites se Bashkuar
VLOR - Ne ndalesen e radhes se protestave te Opozites se Bashkuar kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka sulmuar kryeministrin Berisha duke e krahasuar ate me nje gjel qe rri ne maje te plehu dhe qe kendon kengen e rrenave.
Nga qyteti i Vlores nen sloganin Berisha deshtoi Transparence - lideri i opozites solli ne vemendje se shqiptareve u shtohet nje takse qe ligjeron ne menyre indirekte pagesen e cdokujt per cdo ilac nje takse mbi ilacet TVSH 10 te cilen e paguajne te gjithe e paguajne te gjithe njesoj si ata qe fitojne miliona ashtu dhe ata qe mezi fitojne buken e gojes.
Kjo eshte Shqiperia ku kryeministri i pazgjedhur qe qendron si gjeli ne maj te plehut mbi kutite e mbyllura dhe u kendon perdite shqiptareve kenget e rrenave enderron qe ta zbraze Shqiperine nga te gjithe kundershtaret duke u thene njerezve jeni te lire te shkoni ku te doni a thua se do tju thote ne fakt se per sa kohe do te qendroni ketu me pranoni mua keshtu sic jam e ne qofte se nuk me pranoni shkoni ku te doni - deklaroi Rama.
Por e kunderta do te ndodhe tha ai shqiptaret do te qendrojne per te ndertuar Shqiperine europiane do te levizin lirisht fale Europes qe ju hapi kufijte dhe po lirisht do ta largojne Sali Berishen nga nje qeveri e cila eshte qeveria e votave te vjedhura e kutive te mbyllura dhe e pasurive te plackitura te cilat opozita do ti beje te gjitha transparente.
Ne fjalen e tij kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi gjithashtu se Sali Berisha paguan perdite cmimin e deshtimit te tij.
Sali Berisha e ka lene ne balte Shqiperine i ka lene ne balte shqiptaret dhe ka ndezur me te gjitha fuqite makinerine e baltes kunder opozites a thua se i vetmi problem qe i ka mbetur Shqiperise eshte opozita a thua se duke asgjesuar opoziten do te asgjesohen me radhe varferia papunesia cmimet qe shtrenjtohen dita dites a thua se rruget e punesimit e te shpreses do te hapen sapo te zhduket opozita por kjo eshte teresisht e pamundur - theksoi Rama.
Sipas tij opozita eshte sot me e bashkuar dhe me e forte se kurre sepse me shume se kurre me shume se asnjehere Shqiperise i duhet opozita dhe me shume se asnjehere opozita shqiptare eshte e vendosur qe ta cliroje Shqiperine nga kthetrat qe e kane marre peng. Kjo marrje peng per kryesocialistin ka penguar qe shqiptari te zgjedhe dhe e ka detyruar qe te jete nen kete zgjedh te padurueshme te papunesise e te varferise.
Sali Berisha ju thote perdite se kjo qeveri eshte e vetmja ne bote qe rrit rrogat e pensionet ne kohen e krizes globale po cila qeveri ne bote i le qytetaret e vet perballe cmimeve qe rriten dy e tre here me shume sapo rriten pak rrogat e pensionet. Nuk ka qeveri ne bote qe i le pensionistet e vet ne kushtet qe i ka lene kjo qeveri qe tallet me disa rritje pensionesh qe asgjesohen - shprehu shqetesimin lideri i socialisteve.
Ne kete takim ishte i pranishem dhe kryetari i Bashkise se Vlores Shpetim Gjika kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule kryetari i Partise Demokracia Sociale Paskal Milo kryetari i Partise Demokristiane Nard Ndoka dhe kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela.
Vangjel Dule
Duhet te behen zgjedhje te reja pasi vendi eshte mberthyer nga kriza ndersa njerezit i kane mbytur hallet. Ne nje kohe qe vendi eshte mberthyer nga nje krize e madhe ku njerezit jane te zhytur ne halle kryeministri dhe qeveria jane me te papergjegjshem se kurre prandaj vendi duhet te shkoje ne zgjedhje te reja.
Spartak Ngjela
Une po ju them nje gje qe ka moment te caktuara qe fati e historia takohen. Ju garantoj qe ne keto moment fati e historia jane takuar dhe ne duhet te respektojme historine tone per ti krijuar mundesi fatit. Nuk jane vizat fati qe na thote Saliu eshte ushqimi zoteri eshte ekonomia. Shikoni se si na e ka katandisur ekonomine shqiptare qe nuk prodhon asgje.
Shpetim Gjika
Kurre me pare nuk kemi qene ne nje situate te tille qe eshte kaq e veshtire dhe komplekse sepse pas manipulimit vrastar te votave nga makineria elektorale e Sali Berishes tani jemi perballe dhe ne dallget e forta te nje krize komplekse te zgjatur te thelle dhe te veshtire e cila eshte jo vetem krize politike dhe ekonomike por edhe institucionale.
Nese Rama pranon qe dyshimet te mbeshteten mbi bazen e fakteve dhe provave hetimi te nise qe neser
Berisha Hetimi i zgjedhjeve do behet sipas ligjit
Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se mazhoranca eshte e hapur per cdo lloj hetimi te zgjedhjeve brenda kontureve qe percakton kuadri ligjor.
Duke ju referuar rezultatit te hetimit te zgjedhjeve ne Shkoder kryeministri theksoi se keto rezultate vertetojne me se miri transparencen e zgjedhjeve dhe se qeveria eshte e hapur per cdo hetim ne perputhje me ligjet e vendit. Prokuroria i dha pergjigje perfundimtare zotit Rama.
Doli qe nuk kishte asnje anomali sepse procedura e numerimit te votave ne Shqiperi eshte unike ne bote. Ne jemi te hapur per cdo forme hetimi ne perputhje me ligjet dhe Kushtetuten e vendit- u shpreh Berisha.
Por nga ana tjeter kryeministri nuk permendi ne asnje fjale Ruzhdien dhe faktin qe prokuroria ka derguar komisioneret e Partise Demokratike ne gjyq duke i akuzuar per vjedhje votash manipulim te rezultatit zgjedhor dhe falsifikim dokumentesh. Procesi gjyqesor duhet te kishte nisur shume muaj me pare por ai shtyhet cdo seance.
Lidhur me projektvendimin e dorezuar nga socialistet ne Kuvend qe do te sherbeje edhe si baze per funksionimin e Komisioni Hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit Berishes tha se opozita mbeshtetet mbi dyshimin dhe jo mbi faktet. Harron se ne cdo vend demokratik ligjet percaktojne se cili dyshim hetohet dhe hetohet dyshimi i bazuar ne fakte ose te dhena. Ne aspektin tjeter ai te ngjet me nje pamflet Oreuellian.
Ne rast se zoti Rama pranon gjuhen e ligjit pranon qe keto dyshime te mbeshteten mbi bazen e fakteve grup fakteve dhe provave qe neser qe te gjitha pa asnje hezitim - tha Berisha. Gjate fjales se tij kryeministri deklaroi qeveria do ti percjelle instancave te BE-se rezervat e saj per kritikat qe permbante progres raporti per vendin tone.
Ilir Meta ne Kongresin e Partise Demokratike serbe
Zv.kryeministri dhe Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Ilir Meta zhvilloi dje ne Beograd nje takim me Presidentin e Serbise Boris Tadic. Meta ndodhet ne serbi me ftese te Tadic per te marre pjese ne Kongresin e Partise Demokratike serbe. Dy zyrtaret e larte biseduan gjeresisht ne rritjen e bashkepunimit ne shume fusha vecanerisht shkembimit ekonomik mes te dy vendeve.
Sipas zyres se shtypit presidenti Tadic duke inkurajuar Shqiperine per reformat e bera ne drejtim te integrimit ne BE dhe uroi Zv.kryeministrin Meta per Liberalizimin e vizave.
Kryetari i LSI-se do te jete sot i pranishem ne kongresin e Partise Demokratike serbe ku dhe di te mbaje nje fjalim per te theksuar marredheniet e mira mes dy vendeve dhe dy partive respektive. Kjo eshte hera e dyte qe zv.kryeministri Meta takohet me kreun e shtetit serb Tadic brenda nje viti.