E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Hetimi i Prokurorise manipulim

/ /

Gjate bashkebisedimit te perjavshem me gazetaret Rama kerkoi vazhdimin e protestave deri ne largimin e qeverise. Protestat jane pjese e qenies opozitare dhe sot ne Shqiperi nuk ka nje po njemije e nje arsye per te protestuar u shpreh Rama.
Kryesocialisti e cilesoi hetimin e kutive te votimit nga prokuroria e Shkodres si manipulim. Kam marre nje informacion te mjaftueshem per te besuar apo dyshuar se jemi ne kushtet e manipulimit te manipulimit. Por per sa na takon ne nuk i hyme fare kesaj ane dhe themi shume thjesht Nuk ka asnje problem me te madh se sa populli shqiptar te marre vesh te verteten dhe cilado qofte ajo le ta bejme ate transparente. Ne rast se zonjat e zoterinjte e shumices jane te bindur se ajo virgjeri qe u shfaq befasisht ne ato tre apo kater kuti te hapura pasi procesi u deklarua i mbyllur pa u hapur karakterizon te gjitha kutite ti hapin. Kaq e thjeshte eshte u shpreh Rama. Kreu i PS u ndal dhe tek kerkesat e opozites per hetim te zgjedhjeve ku Rama tha se duhet filluar menjehere hetimi parlamentar permes nje komisioni hetimor me shumice nga opozita e nen drejtimin e opozites me nje mandat te plote hetimi per kutite e materialeve zgjedhore. Hetimi i zgjedhjeve eshte imperativ dhe per te hyre ne nje proces normalizimi ne funksion te procesit normal te zhvillimit te demokracise. Hapja e hetimit ne daten 23 dhjetor dhe pse kjo eshte nje ceshtje e lene per castin e fundit tregon se nuk ka vullnet per zgjidhje. Do te ishte hapja e asaj rruge qe mbetet e bllokuar qe eshte rruga drejt Bashkimit Europian. Me tej kreu i opozites theksoi se pengesa e vetme per hetimin e zgjedhjeve eshte kryeministri Berisha. Saliu te gjeje force qe te ngrihet pertej mendjes se shthurur qe e ka karakterizuar pas zgjedhjeve te beje detyren ndaj shqiptareve qe edhe pse nuk e kane zgjedhur e kane sot kryeminister dhe qe e ka lene ne balte Shqiperine duke shkaktuar refuzimin e Komisionit Europian tha Rama.
Protesta
Dje pasdite opozita e bashkuar zhvilloi protesten e radhes ne qytetin e Vlores. Ne protesten e djeshme ishin te pranishem dhe kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule kreu i Demokracise Sociale Paskal Milo Kurt Kola drejtuesi i Shoqates se ish te Perndjekurve Politike si dhe Spartak Ngjela kreu i partise Ligj dhe Drejtesi.
Me tone mjaft te ashpra Rama ndersa ka theksuar se nuk kerkohen fletet e votimit per hetim por materialet zgjedhore i ka meshuar me teper faktit se kryeministri Berisha qendron si gjel mbi kutite e mbyllura. Berisha ka deshtuar ka lene ne balte qeverine. Shqiptaret sperfitojne nga kufijte e hapur se ata jane te varfer. Qeveria duhet te varet nga populli. Besojme ne nje shoqeri europiane e moderne tha Rama. Kreu socialist i kerkoi popullit te Vlores te mbeshtese Partine Socialiste dhe Opoziten e Bashkuar ne aksionin e tyre politik per zgjerimin e protestes popullore.

Aristir Lumezi
Qemal Biraku

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›