E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE Partite politike fshehin parate


TIRAN-Partite politike fshehin fondet qe perdorin gjate fushates. Transparenca e financimeve te tyre mbetet nje problem mjaft shqetesues. Akuza e forte eshte bere dje nga ambasadori i OSBE-se Eugene Wollfarth gjate nje takimi me kryetarin e Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive.


Nga ana tjeter Wollfarth shprehu shqetesimin e madh edhe per nivelin e larte te korrupsionit ne shume sektore. Ne te gjithe dime nga raporte te shumta perfshire edhe ate te pasqyruar ne mendimin e fundit te Komisionit Evropian qe korrupsioni mbetet mbizoterues ne shume sektore ne Shqiperi ku transparenca lidhur me financimet e partive mbetet shqetesuese tha Wolfarth.
OSBE

Ai sqaroi se KQZ eshte e pafuqishme per te kontrolluar fondet e partive politike pavaresisht se ligjet e percaktojne qarte se kush institucion duhet te merret me transparencen e fondeve per subjektet politike.


Edhe pse Kodi Zgjedhor kerkon qe Komisioni Qendror Zgjedhor te mbledhe deklaratat financiare te partive politike ai nuk i ka mjetet e duhura per te hetuar burimet e financimit dhe gjithashtu nuk ekziston detyrimi per te raportuar mbi donacionet e bera nga sektori privat tha Wollfarth.


Ne baze te Kodit Zgjedhor cdo subjekt zgjedhor duhet te regjistroje ne nje regjister te Posacem shumen e fondeve te perfituara per cdo person fizik ose juridik si dhe te dhena te tjera qe lidhen me identifikimin qarte te dhuruesit. Ne castin e dhurimit dhuruesi nenshkruan nje deklarate ku zotohet se ai nuk ka marre fonde publike brenda dy viteve me vlere mbi 10 milione leke apo ka detyrime ndaj shtetit dhe mban pergjegjesi personale per deklarim te rreme.


ILDKP


Nga ana tjeter Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive premtoi dje ngritjen e grupeve hetimi se bashku me gazetare dhe operatore te shoqerise civile per te zbuluar dhe vene para drejtesise zyrtare qe perfitojne ne menyre abuzive nga pushteti.

Duke theksuar rolin bashkepunues te medias e shoqerise civile ne aktivitetin institucional te ILDKP-se Adriatik Llalla kerkoi rritjen e metejshme te ketij bashkepunimi per te mundesuar sipas tij venien para pergjegjesie te shkelesve te ligjit qe perfitojne fonde publike ne kundershtim me ligjin.


Hetimi i thelluar ne terren eshte nje sfide e rendesishme institucionale e cila kerkon padyshim bashkepunimin e faktoreve te tjere te shoqerise shqiptare ne menyre qe te percjelle impaktin e duhur tek publiku dhe te rrise besimin e tij ne institucionet publike shqiptare tha Llala. Inspektori i Pergjithshem publikoi edhe nje tjeter projekt te institucionit qe drejton ate te ngritjes se sistemit te deklarimit te pasurise online cka sipas tij do te permiresonte menaxhimin e te dhenave.


Ky sistem do te ofroje nje menaxhim me te mire te te dhenave pasurore te subjekteve deklarues dhe do te ndihmoje qe ne kohe reale te percaktohen problematikat ne pasurite e zyrtareve si edhe te evidentohen ne kohe rastet e konfliktit te interesave- theksoi Lalla.


Cilat jane fushat shqetesuese

1. Mungesa e transparences dhe baza e paqarte ligjore ne perforcimin e te drejtave te pronesise eshte nje fushe qe mundeson praktikat korruptive dhe demton ne themel qellimin e krijimit te nje tregu funksional te tokes.

2. Transparenca lidhur me financimet e partive mbetet gjithashtu shqetesuese.

3. Edhe pse Kodi Zgjedhor kerkon qe Komisioni Qendror Zgjedhor te mbledhe deklaratat financiare te partive politike ai nuk i ka mjetet e duhura per te hetuar burimet e financimit dhe gjithashtu nuk ekziston detyrimi per te raportuar mbi donacionet e bera nga sektori privat.

4. Vec kesaj angazhimi i autoriteteve kombetare per te luftuar korrupsionin nuk pasqyrohet gjithmone permes zbatimit te vazhdueshem te legjislacionit ekzistues dhe ndjekjes se ceshtjeve penale.

5. Mbetet ende per tu krijuar nje histori bindese e aktgjykimeve dhe denimeve te forta dhe te duhura dhe/ose gjobave ne rastet e korrupsionit.

6. Trajtimi i prere dhe transparent i rasteve kur pretendohet se ka pasur korrupsion pavaresisht nga statusi i te akuzuarve eshte nje tregues i rendesishem i pavaresise se gjyqesorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›