E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Kërkesat e Ramës për hyrjen në Kuvend, absurde

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kërkesat e Partisë Socialiste për hyrjen në Parlament janë absurde. Pas mbledhjes së qeverisë, ai tha se Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesat e PS-së për qarqet ku Rama ka kërkuar rinumërim, andaj politika nuk mund të qëndrojë mbi vendimet e gjyqësorit. "Kërkesat e Ramës për hyrjen në Kuvend janë absurde. Gjykata e Apelit ka dhënë vendim për qarqet në të cilat Rama kërkoi rinumërim ", pohoi ai. Kreu i qeverisë i ka bërë apel opozitës të hyjë në Kuvend duke theksuar se PS-ja do të marrë shumicën e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit.
Ndër të tjera Berisha tha se progres-raporti i KE-së i publikuar javën e shkuar, ishte më i miri për Shqipërinë dhe faktonte mirëqeverisjen. Ai tha se progres-raporti i konsideronte zgjedhjet me standarde.
Kreu i qeverisë ka kërkuar gjithashtu përgatitjen e kuadrit ligjor sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 15 nëntorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›