Berisha: Këshill Ligjor kundër mafies
Gjatë mbledhjes së qeverisë, Berisha theksoi se do të ngrihet një Këshill Ligjor, i cili do të ndihmojë ekzekutivin në një betejë me zero tolerancë ndaj mafies.
“Në këtë përpjekje, në mënyrë kategorike nuk do të ketë ngjyra politike", theksoi ai, duke shtuar se"ngjyra e krimit ekonomik është ngjyra më e shëmtuar". Duke garantuar se do të ketë një qëndrim rigoroz ligjor, Kryeministri Berisha u shpreh se "nuk do të ketë forcë që të pengojë këtë ekzekutiv në luftën kundër mafies"."Në rast se në mandatin e parë ne çmontuam një nga një bandat që bënin ligjin në vend, tani kanë ngelur 'nehatët' e kollarisur dhe bosët e mafies. Tentakulat e mafies shtrihen në mbarë vendin, ndaj dhe ministritë dhe agjencitë qeveritare kanë detyrimin e parë dhe madhor, betejën me zero tolerancë ndaj mafies", tha Kryeministri.
Kjo betejë ka nisur dhe do të vazhdojë me metodat më rigoroze dhe më serioze, tha Kryeministri, duke kërkuar nga agjencitë qeveritare që "të shqyrtojnë bazën ligjore që kanë për luftën kundër mafies dhe të ndërmarrin hapat e kërkuara për përmirësimin e saj". "Departamenti i luftës kundër korrupsionit pranë kryeministrit do të jetë edhe për luftën kundër mafies, sikundër do të funksionojë edhe një këshill ligjor me ekspertët më të mirë ligjorë të vendit, për të ndihmuar kryeministrin dhe ekzekutivin në këtë luftë", tha Kryeministri Berisha.
Kreu i Qeverisë vuri në dukje se "në Tiranë, ka dy kategori të përjashtuara nga lejet e ndërtimit dhe konkretisht investitorët e huaj, që kërkojnë të ndërtojnë dhe ndërtimi i shkollave". "Në Shqipëri bëhen të gjitha llojet e investimeve, por një i huaj nuk mund të ndërtojë një pallat brenda bashkisë së Tiranës. Kemi investime në Farkë, në Kashar, në Dajt dhe në zona të tjera, por Tirana është e ndaluar për të huajt, sepse ata nuk do të pranojnë të krijojnë kartelin e çmimeve të ndërtimit", tha Kryeministri Berisha.
Sipas tij, "çmimet për të ndërtuar në periferi të Tiranës janë shumë të leverdisshme, por është mafia ajo që pengon investitorët e huaj të ndërtojnë". Duke e konsideruar këtë situatë të patolerueshme, Kreu i Qeverisë siguroi se "kjo do të marrë përgjigjen më të fuqishme". "Qeveria do të përdorë të gjithë forcën e ekzekutivit dhe nuk do të ngurojë të përdorë dekretin. Lufta kundër mafies është emergjente, ndaj dhe këshilli ligjor që do të ngrihet, do të ketë si detyrë sugjerimin e dekreteve të Këshillit të Ministrave për të shpartalluar mafien me forcën e ligjit", tha Kryeministri Berisha.
Kryeministri Sali Berisha publikoi mbrëmjen e djeshme një dosje, që fakton përfitimet e paligjshme të asaj, që e konsideroi "kupola punisto-mafioze", të cilët, sipas tij, "me firmë të Edi Ramës kanë përvetësuar mijëra katror sipërfaqe ndërtimi dhe që në total arrin në shumën 750 milionë eurove".
Gjatë një konference për shtyp të mërkurën në mbrëmje, Kryeministri Berisha bëri publike sipërfaqet e dhëna në mënyrë abuzive me firmë të Edi Ramës, vendime që, sipas tij, "kanë favorizuar një grup biznesmenësh dhe ndërtuesish duke cënuar pronat e qytetarëve të Tiranës".