Agolli: Lejet e ndërtimit janë miratuar me konsensus
Administratori i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës Dritan Agolli gjatë një konference për shtyp u shpreh se "dosjeve kryeministrore prej kartoni do t’i vëmë përballë 302 dosje me dritën e të vërtetës”.
Sipas tij, që “nga viti 2005 deri ne 2007, Këshilli i Rregullimit të Territorit të Tiranës, e kontrolluar në mënyrë absolute nga Qeveria dhe në të cilin Kryetari i Bashkisë nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje të vetme, ka dhënë 184 leje ndërtimi.” duke shtuar se “nga viti 2007 e deri më sot, KRRT e përbërë nga 9 anëtarë, ku 4 prej të cilëve janë emërime të qeverisë dhe i pesti i zgjedhur me konsesus midis të dyja forcave politike, ka miratuar 118 leje ndërtimi, thuajse në unanimitet të plotë.”
Kryeministri Sali Berisha publikoi dje një dosje, që fakton përfitimet e paligjshme të asaj, që e konsideroi "kupola punisto-mafioze", të cilët sipas tij, "me firmë të Edi Ramës kanë përvetësuar mijëra katror sipërfaqe ndërtimi dhe që në total arrin në shumën 750 milionë eurove".