E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbledh aleatët: Protestat do të vazhdojnë

 Të pranishëm ishin krerët e partive të vogla, që morën një përqindje modeste në zgjedhjet e shkuara. Në përfundimit të takimit, disa prej aleatëve të Ramës, deklaruan se protesta do të vazhdojnë edhe më tej.

Më i ashpër, duket se ishte Spartak Ngjela, e cili theksoi se tani e mbrapa përveç hapjes së kutive do të kërkohet edhe largimi i kryeministrit, Sali Berisha. “Pushteti aktual në rast se do mendojë se do trembi me represion masa kompakte do të jetë gjigande. Çdo veprimi alogjik, aligjor dhe të pakontrolluar të këtij kryeministri, do t’i përgjigjet vetëm populli, me forcën e tij sepse sot konstantohet një neveri totale e shoqërisë shqiptare kundër kryeministrit aktual Sali Berisha”, theksoi ai pas takimit.

Ndërkohë, kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule deklaroi se maxhoranca iu përgjigj me gjuhën e karshillëkut kërkesave legjitime të opozitës.

Kreu i grupimit G99, paralajmëroi se do të ketë një valë protestash në ditët në vijim. “Jemi më të vendosur se kurrë e më të bashkuar se kurrë, kështu që do të kemi një valë protestash në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm për çështjen e bashkive, e cila është protesta e pasnesërme, për çështjen e energjisë elektrike, për gjithë grupet e tjera të interesit shoqërore që po dërrmohen. Sot është e pakuptimtë që të flasim dhe që të bashkëpunojmë me këtë qeveri, qartazi ka treguar që i ka vjedhur votat, ndryshe do ti hapte kutitë. Cdo orë, e çdo minutë, e çdo sekondë që Berisha nuk hap kutitë po rrëfen dhe po konfirmon faktin që i ka vjedhur votat”, theksoi ai.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›