Berisha: Prapa hekurave “kupola e mafies”
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të arrestojë të gjithë ata që janë të lidhur me mafien, me ose pa imuniteti qofshin ata.
“Opozita dhe deputetët e saj janë të nderuar por jo ata që u vënë rovolen pas veshit atyre, ata janë mafie dhe përballja me ta është jetike për këtë vend. Revolja pas veshit i është vendosur në prani të grupit parlamentar një deputeti. Tom Doshi, në një anë shkon dhe shtrin gazetarin, në anën tjetër i vë rovolen pas veshit deputetit teëPS-së vetëm se thotë mendimin e tij”, u shpreh Berisha.
Deklaratat e kryeministrit Sali Berisha ishin më të forta të mbajtura ndonjëherë ndaj asaj që ai e quan kupola e mafies dhe që sipas tij ka lidhje të forta me Partinë Socialiste dhe me kryetarin e saj Edi Rama. Duke folur për ligjin, i cili u miratua me 74 vota pro, Berisha tha se ky ligj është një kusht që shqiptarët të lëvizin lirshëm në Bashkimin Evropian.
“Ky ligj është një kusht që shqiptarët të lëvizin të lirë në Evropë dhe jemi të zotuar se do miratojmë çdo ligj dhe do angazhojmë çdo burim që vizat për shqiptarët të hiqen brenda vitit të parë të këtij mandati”, tha Berisha.