Njohja e pronësisë shtyhet edhe dy vjet
03/12/2009 “Ligjet” caktojnë afatin përfundimtar për 8 mijë kërkesat. Çefa: Pritet reduktimi i faturës
Të shpronësuarit dhe shteti subjektet që mund të ankimojnë vendimet e AKKP-së
Komisioni i Ligjeve pranoi propozimin e qeverisë shqiptare për të shtyrë deri më 31 dhjetor të 2011-s afatin e shqyrtimit edhe të 8 mijë kërkesave të mbetura pezull për njohjen e pronësisë. Por ai kufizoi kategoritë e subjekteve të interesuara që kanë të drejtën të ankimojnë një vendim të Agjencisë së Krijimit dhe të Kompensimit të Pronave. Për këtë pikë deputetët e mazhorancës gjatë shqyrtimit të disa ndryshimeve në ligjin nr. 9235 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” u ndanë në dy pjesë. Projekti i qeverisë e linte të hapur këtë çështje, ndërkohë që deputeti Eduard Halimi propozoi që këtë të drejtë ta kishin vetëm subjektet e shpronësuara dhe Avokatura e Shtetit. “Duke u lënë të drejtën e ankimimit të dyja palëve, pra subjektit të shpronësuar dhe shtetit, mendoj se do të ishte e kompletuar dhe nuk do të kishte vend për subjekte të tjera që mund të atakojnë vendimin. Jo vetëm procesi administrativ duhet të jetë fundor, por dhe procesi gjyqësor duhet të jetë fundor. Nuk mund të kemi padi pa fund ndaj vendimeve”, - propozoi ai. Por kundër këtij propozimi u deklarua ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, i cili propozoi që të lihej e hapur kjo pikë, duke sjellë si shembull edhe rastin e një koncesionari. “Ndoshta interes për të goditur një akt administrativ mund të ishte më i gjerë se shteti apo kërkuesi. Mund të ketë dhe të tretë që mund të kenë të drejta mbi këtë pronë, siç mund të jetë një koncesionar që i cenohen të drejtat”, - tha ai. Kundër këtij argumenti u prononcua kryetari i komisionit, Ilir Rusmali, i cili saktësoi se për raste të tilla legjislativi shqiptar parashikon të tjera dispozita. “Shembulli i koncesionarit është i vlefshëm, por nuk ka vend për t’u zgjidhur këtu shqetësimi i tij për shkeljen e të drejtave. Nëse i shkelen të drejtat sipas kontratës, atij nuk i pengohet e drejta e ankimimit”, - tha Rusmali. Më herët drejtori i AKKP-së, Elvis Çefa, sqaroi se kryefjala e ndryshimeve të ligjit është thjeshtimi dhe përgjysmimi i kohës që një subjekt i caktuar të marrë përgjigje nga AKKP-ja. Ai u shpreh i pakënaqur me punën e AKKP-ve rajonale, vendimmarrjet e të cilave sipas tij kanë një cilësi të dobët dhe pasaktësi të jashtëzakonshme. Projektligji parashikon kalimin e të gjitha dosjeve në zyrën qendrore, duke shkrirë në këtë mënyrë zyrat rajonale. Kërkesat e mbetura pezull për kompensim do të shqyrtohen nga AKKP-ja jo më vonë se 3 muaj nga data e regjistrimit të saj. Ndërkohë vendimet e AKKP-së mund të ankimohet 30 ditë nga njoftimi i vendimit pranë gjykatës së shkallës së parë të Tiranës, sipas rregullave të Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë.