Berisha: Këto janë zgjedhjet ku shqiptarët firmosin projektin evropian

Tiranë, 28 qershor, NOA Këto janë zgjedhjet me të cilat shqiptarët firmosin projektin e tyre evropian.
Me një deklaratë të tillë është shprehur menjëherë pas momentit të tij të votimit, kryeministri Sali Berisha.
Mësohet se ai ka votuar në qendrën e votimit pranë Liceut Arstistik Jordan Misja në Tiranë, duke qenë politikani i tretë në radhë, pas Ilir Metës së LSI dhe kryeparlamentares Topalli të cilët kanë votuar dhe kanë lëshuar deklaratat e tyre në lidhje me procesin e votimit.
Këto zgjedhje do kthehen në simbol të standardeve, prandaj i ftoj qytetarët që të
marrin pjesë në to, ka shtuar më tej kryeministri.
Më tej, ai ka prekur dukurinë e votimit kolektiv, duke i ftuar të gjithë shqiptarët që të të votojnë individualisht dhe jo në mënyrë kolektive.
Ndër të tjera, kryeministri Berisha ka përshëndetur edhe emigrantët e vëzhguesit, si dy përbërës të rëndësishëm të procesit zgjedhor në vend.
Ai e ka përmbyllur deklaratën e tij para medieve me thirrjen që procesi të vazhdojë sa më mirë sepse do garantohen standardet.
n.e/NOA