Uithers dhe Bosch: Duhet të respektoni ligjin, ditë me rëndësi për demokracinë tuaj

Tiranë, 28 qershor, NOA Shqiptarët sot duhet të tregojnë se dinë të respektojnë ligjin, pasi kjo është një ditë me rëndësi për demokracinë e tyre.
Kështu janë shprehur mbi procesin zgjedhor që është duke u zhvilluar në Shqipëri, dy ambasadorët e pranishëm në Tiranë, John Uithers i SHBA-ve dhe Robert Bosch i OSBE-së.
Kjo ditë të jetë e bukur për demokracinë dhe njerëzit të mos i nënshtrohen asnjë presioni, ka deklaruar nga ana e tij, përfaqësuesi i SHBA-ve.
Ai ndërkaq, u ka bërë thirrje njerëzve që të votojnë në mënyrë individuale dhe të mos kenë frikë për të votuar.
Parim kryesor i këtyre zgjedhjeve duhet të jetë respektimi i vullnetit të qytetarëve, u shpreh ai.
Ndërsa, përfaqësuesi i OSBE-së do të shprehej edhe njëherë kjo është një ditë e madhe për demokracinë shqiptare, prandaj drejtori ftesën ndaj qytetarëve shqiptarë që të shkojnë drejt kutive të votimit sa më parë.
Ai ka shtuar se oferta për të tërhequr kartat e identetitet është ende e vlefshme, kështu që njerëzit mund të shkojnë ti marrin.
Situata është relativisht e qetë, të gjithë të shkojnë për të votuar, e ka mbyllur deklaratën e tij përfaqësuesi i OSBE-së.
n.e/NOA