E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ: Të paligjshme mikrokamerat, nuk përmbahen në kod

Tiranë, 28 qershor, NOA Kodi Zgjedhor nuk përmban brenda tij lejimin e mikrokamerat gjatë procesit zgjedhor, pasi ato cënojnë të drejtën e votimit të shtetasve.

Një fakt i tillë është bërë publik nga zëdhënësi i këtij institucioni, Leonard Olli.

Sipas tij, është i paligjshëm fakti që përfaqësues të ndryshëm nëpër komisionet zgjedhore po kontrollojnë me llampa ultraviolet kartat e identitetit dhe gishtat e votuesve në qendrat votimi.

Ky veprim u kundërshtua në mbledhjen e KQZ-së, edhe nga kryetari i tij, Arben Ristani, i cili ka theksuar se nuk e përmban kodi zgjedhor.

Një tjetër shqetësim i ngritur në mbledhjen e sotme është dhe humbja e një vule në KZAZ nr.61 në Vlorë, për të cilën KQZ ra dakord ta zëvendësojë duke e dërguar atje me një helikopter të Ministrisë së Brendshme.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›