Topi: Këto zgjedhje hapin rrugën tonë definitive drejt BE-së

Tiranë, 28 qershor, NOA Këto zgjedhjet hapin rrugën definitive të vendit drejt Bashkimit Evropian.
Me një deklaratë të tillë është shprehur për mediat presidenti i Republikës, Bamir Topi, menjëherë pasi votoi në njësinë numër 9 në qendrën e votimit të ngritur në shkollën "Servete Maci" në kryeqytet.
Në fjalën e tij presidenti Topi, u shpreh se zgjedhjet e sotme janë vendimtare për rrugën që do të ndjekë më pas vendi ynë.
Prandaj kreu i shtetit tha se të gjithë janë të fokusuar tek zgjedhjet dhe se ato janë tepër të
rëndësishme.
Në fund, kreu i shtetit iu është drejtuar edhe partive politike me apelin që ato të japin mesazhin e duhur ndaj qytetarëve.
Ndërsa qytetarëve u drejtoi mesazhin që të gjithë të ushtrojnë të drejtën e votës.
n.e/NOA