E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti miraton aktin normativ per varrezat e makinave

Akti normativ, që do të çojë në largimin e varrezave të makinave 1 km larg rrugëve kryesor, u miratua në seancë plenare me 71 vota pra të mazhorancës.

Deputetët e opozitës e kundërshtuan këtë akt, duke e cilësuar si antikushtetues, i cili nuk do të japë zgjidhje situatës, por do të godasë bizneset e vendgrumbullimeve të makinave.

Deputetët e majtë e kundërshtuan aktin, duke e cilësuar atë si antikushtetues, i cili nuk do t’i japë zgjidhje situatës me mbetjet e makinave jashtë përdorimit.

Por, sipas deputetëve të mazhorancës, makinat që kanë dalë jashtë përdorimit janë bërë dhe shkak për aksidente dhe për ndotje të rëndë mjedisore dhe si të tilla duhet të largohen menjëherë.

Akti normativ për largimin e mjeteve motorike, hyri në fuqi që në javën e parë të muajit shtator dhe të gjitha subjektet që kanë në zotërim vendgrumbullimet e mjeteve motorike janë njoftuar për t’i larguar ato 1 km larg rrugëve kryesore.

Vendgrumbullimet e reja duhet të jenë të pajisura me leje mjedisore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›