E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA/ Arrestohet nje 26 vjecar planifikonte sulm ndaj Pentagonit

Një 26-vjeçar amerikan është arrestuar për terrorizem dhe sigurimin e mjeteve per kryerjen e sulmeve terroriste . Rezwan Ferdaus diplomuar për fizikë, u prangos në Boston të SHBA-së me akuzën e terrorizmit.

26-vjecari Rezuan Ferdaus, akuzohet se krijoi një avion të përmasave të vogla, të telekomanduar. Avioni, thonë autoritetet amerikane, do të vihej në shërbim të Al Kaedas, që pasi të mbushte me lënë shpërthyese, do ta rrëzonte atë mbi Pentagon.

Në pranga përfundoi edhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet publik. Në rast të shpalljes fajtor, Ferdaus rrezikon deri në 20 vjet heqje lirie.

Ferdaus u arrestua pas një hetimi të fshehtë nga FBI-ja. Departamenti amerikan i Drejtësisë e ka përshkruar arrestimin e tij si një operacion disa mujor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›