Aktorja Luli Bitri, çmim në Francë

“Për mua është hera e parë që marr çmim si aktorja më e mirë dhe është një ndjesi e bukur të të vlerësojë dikush, ndihem shumë mirë”, tha Bitri.
Aktualisht filmi “Amnistia” po konkurron në shumë festivale dhe më 22-30 korrik Luli Bitri do të jetë në Festivalin e Filmit në Sarajevë, një nga festivalet më të rëndësishëm në Ballkan. Edhe në këtë festival ajo do të garojë për çmimin aktorja më e mirë.
Në filmin “Amnistia”, premiera e të cilit u shfaq në Berlinale, Bitri interpreton rolin e një gruaje të thjeshtë e cila gjatë rrjedhës normale të jetës së saj dashurohet me Shpëtimin, ndërsa të dy presin që bashkëshortët e tyre të dalin nga burgu. Një histori dashurie që përfundon në tragjedi dhe një marrëdhënie që mbetet një meteor i papërfunduar.
“Amnistia” është prodhuar nga Qendra Kombëtare Kinematografike me partnerë Greqinë dhe Francën dhe ka shënuar një rekord për kohën tre mujore të xhirimeve të tij në fund të muajit shtator 2010 në Tiranë dhe Pogradec. Pas premierës në Berlinale e më pas në Tiranë, filmi ka konkurruar në disa festivale ndërkombëtare, ku ka marrë disa çmime.
/Start/
2011-07-11 15:38