E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Komision shteteror per 100 vjetorin e Pavaresise

100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, i cili kremtohet nëntorin e vitit që vjen do të festohet në një mënyrë madhështore, pasi për të qeveria do të marrë një angazhim të madh.

Kryeministri Sali Berisha duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, deklaroi se qeveria shqiptare do të ngrejë një komision shtetëror i cili do të angazhohet për përgatitjen e vendit për kremtimet e 100-vjetorit të pavarësisë.

Kryeministri Berisha theksoi se në përgatitjet për kremtimin e pavarësisë së Shqipërisë do të angazhohen ministri, agjenci të shumta dhe institucione kërkimore.

“100-vjetori kërkon një nderim shumë planesh në të gjitha rrafshet si në rrafshin historik, kulturor, artistik ndaj dhe për këtë qëllim që ta kremtojmë me dinjitetin ngjarjen më madhore do të krijohet një komisionin shtetëror i cili do të ketë në përbërje përfaqësues të shquar të fushave të ndryshme por edhe përfaqësues të shquar nga të gjitha vendet si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Diaspora” theksoi Berisha ndërsa shtoi se një kontribut për pavarësinë kanë edhe shqiptarët në këto shtete.

Duke e cilësuar 10-vjetorin e pavarësisë si ngjarje të madhe e cila kërkon edhe angazhimin maksimal theksoi se në kuadër të kësaj dite janë marrë edhe dy vendime të rëndësishme siç ndërtimi I Parlamentit dhe stadiumit të ri.

“Nuk mund të kishte vendim më të drejtë sesa ndërtimi i tempullit të demokracisë, ndërtimit të parlamentit ndër më modernit në Europë”, deklaroi Kryeministri Berisha.

Ndërsa solli në vëmendje një vendim tjetër, i cili është ai për ndërtimin e stadiumit të ri të Tiranës, i cili duhet të pasqyrojë dhe gërshetojë traditën por edhe format më bashkëkohore të arkitekturës së stadiumeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›