Berisha: Komisionerët të zbatojnë ligjin
“Edhe njëherë duhet të shpreh vlerësimin tim më të madh për qytetarët shqiptarë, për atë qindra burra e gra që nga kryetari i KQZ-së dhe komisionerët që po mbajnë këtë procesi. Ftoj komisionerët e të gjithë vendit, të cilët kanë në dorë procesin të tregojnë përgjegjësinë më të madhe. Të zbatojnë ligjin dhe vetëm ligjin, ky është apeli im për çdo zyrtar të piramidës zgjedhore të vendit. Nuk ka të humbur në këto zgjedhje. Në këto zgjedhje kanë fituar të gjithë qytetarët shqiptarë. Të gjithë ata që kanë në dorë procesin duhet të kenë përgjegjësinë morale dhe ligjore për zgjedhjet”-tha kryeministri Sali Berisha.
Kreu i Partisë Demokratike shtoi se zgjedhjet u zhvilluan sipas standardeve të kërkuara dhe kjo sipas Berishës, tregohet edhe nga vlerësimet e Bashkimit Evropian, Komitetit të Helsinkit dhe nga Shtetet e Bashkuara. I pyetur për krijimin e qeverisë së ardhshme, Berisha tha se fitorja më e madhe në këto zgjedhje ishte ajo e qytetarëve shqiptarë. “Më lejo të shijoj fitoren para zgjedhjeve. Nuk them se ishin perfekte por kishin standarde të mira. Unë jam duke kaluar fazën e shijimit të kësaj fitoreje të madhe”-tha Berisha, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ishte komode të qeveriste me 71 deputetë.